Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Te tjera | Me eksperience | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania Vega Solar Sh.p.k, e themeluar në Nëntor 2018, ka arritur në një kohë të shkurtër të bëhet lider në tregun e energjive të rinovueshme në Shqipëri. Me nje staf mbi 100 punonjësish. Vega Solar ofron sherbimet e saj në të gjithë territorin e Shqipërisë. Vizioni i kompanisë tonë është një Shqipëri e pavarur energjikisht, duke shfrytezuar burimet e rinovueshme të energjisë në një mënyrë miqësore me mjedisin.
Për të ofruar një shërbim sa më profesional Vega Solar po kërkon të zgjerojë stafin me një Jurist/e
Detyrat
-Përgatitja e dokumentave ligjorë në shoqëri të tilla si Kontrata, Kërkesa dhe Kthim-përgjigje
-Përgatitja dhe depozitimi në QKB i të gjitha vendimeve për çështjet tregtare të shoqërisë si dhe kryerja e aplikimeve të nevojshme në e-albania;
-Kryerja dhe ndjekja e procedurave për perfitimin e lejeve dhe licencave të nevojshme në kuadër të veprimtarisë së shoqërisë;
-Përgatitja e dokumentacionit juridik për pjesëmarrjen e shoqerisë në prokurime publike;
-Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative dhe ndjek procedurat ligjore, ankimimet, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
-Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me këto ndryshime;
-Përgatitje të prokurave dhe autorizimeve apo shkresave zyrtare të ndryshme;
-Të ketë njohuri shumë të mira mbi legjislacionin e Punës,Tregtar, Civil, etj;
Kualifikimet
-Të jetë diplomuar për Drejtësi dhe të ketë mbaruar studimet Master;
-Të ketë jo me pak se 3 vjet përvojë pune;
-Të kete aftësi shumë të mira analitike, argumentuese, të formulimit të qartë të mendimit juridik dhe shkrimit sipas standardeve ligjore;
-Të zoterojë gjuhën angleze në mënyrë profesionale dhe të kete njohuri të programeve kryesore të Microsoft Office etj;
-Të ketë aftësi shumë të mira negocimi, komunikimi, prezantimi dhe pune në grup.
Orari i punës
E Hënë – E Premte
08:00 – 12:30
13:30 – 17:00