Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me Eksperiece | Full-time | - |
Përshkrimi
Kompania ITE Group eshte duke kerkuar te punesoje nje Menaxher produkti (per sistemet elektronike).
Detyrat
- Analizon raportet e brendshme per te percaktuar tendencat e industrise dhe sjelljen e konsumatorit.
- Harton strategji afatgjata per zhvillimin e kategorise qe mbulon.
- Harton strategji te heqjes se stokut te vjeter.
- Forcon maredheniet me furnitoret per te arritur cmime (ne blerje) konkurruese dhe terma me te mire komercial.
- Eshte ne kerkim te vazhdueshem per furnitore te rinj qe plotesojne nevojat e biznesit ne perputhje me cmimet me te favorshme dhe terma komercial me lehtesues per kompanine.
- Vendos porosite e duhura ne menyre qe te plotesoje nevojat e produkteve qe plotesojne nevojat e klientit.
- Eshte i lidhur ngushte me departamentin e shitjes per te percaktuar cmime konkurruese dhe aktivitete promocionale (marketing).
- Planifikon blerjen e produkteve ne perputhje me kerkesat duke garantuar vazhdueshmerine e inventarit.
Kualifikimet
- Diplome universitare –perben avantazh Inxhinieri Elektronike, Inxhinieri Elektrike.
- Te kete pervoje pune mbi 2 vjet ne shitjet me shumice dhe pakice.
- Aftesi kompjuterike te paketes Microsoft Office.
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze dhe italiane. (kusht I domosdoshem)