×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Shitje, Zhvillues biznesi Me eksperience Full-time -

Përshkrimi

Kompania Vega Solar e ka filluar rrugëtimin e saj në Nëntor 2018, si nje start up dhe sot është shndërruar në kompaninë lider në tregun shqiptar të projekteve fotovoltaike.


Misioni i kompanisë është të ndërtojë një Shqipëri të pavarur energjitikisht dhe duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe cilësinë e lartë të projekteve qe realizon, të ardhmen e saj Vega Solar e ka projektuar si njëkompani lider në realizimin e projekteve të mëdha fotovoltaike jo vetëm në Shqiperi, por edhe në Europë.


Roli i Agjentit të Shitjeve është një pozicion shume i rëndësishëm në realizimin e këtij vizioni dhe përfaqësimin e kompanisë në treg si pikë e parë e kontaktit me klientët.

 

Detyrat

-Identifikimi dhe realizimi i projekteve të shitjeve në përputhje me strategjinë e përgjithshme të kompanisë dhe objektivat e saj financiare;


-Gjenerimi i klientëve të rinj potencialë nëpërmjet aktiviteteve derë në derë, telefonatave dalëse, dërgimit të emaileve, marrjes së referencave nga klientët ekzistues, marrjes pjesë në aktivitete të zhvilluara nga dhe për bizneset etj.


-Përditësimi i të dhënave të klientëve që ndjek në CRM, kryerja e parashikimeve përkatëse mbi probabilitetin e mbylljes se marrëveshjeve me klientët dhe raportimi sipas kërkesës në nivelet menaxhuese në kompani;


-Bashkëpunimi me ekipe të tjera brenda dhe jashtë kompanisë që mundësojnë përgatitjen e dokumentave të nevojshëm për klientin me qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktuale;


-Negocimi i kontratave komplekse dhe të kuptuarit të të gjithë faktorëve që ndikojnë në procesin vendimmarrës të klientit. Menaxhimi dhe organizimi i të gjitha burimeve të nevojshme brenda kompanisë (teknike, ligjore, financiare, logjistike etj) të nevojshme për finalizimin e një projekti të caktuar;


-Dhënia e informacionit të nevojshëm në sektorët e tjerë brenda kompanisë me qëllim analizimin e tregut dhe aktivitetet e konkurencës;


-Përfaqesimi i kompanisë në evente të ndryshme, si panaire, konferenca etj.

 

Treguesit e performancës:


-Arritja e targetave mujorë/tremujorë/vjetorë;

-Rritja e databazës së kompanisë me klientë potencialë dhe zhvillimi i takimeve të rregullta deri në finalizim të projektit;

-Përgatitja e dokumentave të nevojshëm për realizimin e projekteve saktë dhe në kohë dhe pa shkaktuar vonesa për klientët;

-Menaxhimi i ankesave të klientëve për çështje që lidhen me komunikimin jo të duhur ose me marrjen e informacioneve të gabuara. 

-Respektimi nga ana e klientit i termave të negociuar në kontratë.

 

Kualifikimet

-Arsim i lartë. Diplomimi ne Inxhinieri elektrike përbën një avantazh;

-Eksperiencë e mëparëshme pune si përfaqesues/e shitjesh B2B në terren ; preferohen kandidate te cilet kane punuar ne sektorin bankar;

-Të qënurit inovativ/e, i/e mprehtë, fleksibël, me vetëmotivim dhe fokus të theksuar te klienti;

-I/e pavarur, i/e përgjegjshëm dhe që udhëhiqet nga objektivat financiarë dhe realizimet e shitjeve

-Aftësi shumë të mira reklamuese, negociuese dhe bindëse (verbale dhe jo verbale);

-Aftësi shumë të mirë komunikuese, punës në grup dhe zgjidhjes së problemeve;

-Aftësi të organizimit dhe prioritizimit të detyrave që caktohen;

-Njohje të mira të gjuhës angleze.

 

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Inxhinier Ndertimi ne Kantier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-02-25
Afati: 0 dite te mbetura

Leon Konstruksion

Apliko

Teknik montimi per rafte

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2020-01-23
Afati: 0 dite te mbetura

Dajti Construxion

Apliko

Mekanik per mjete te renda

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko