×
Secondary Adv
Kategoria Eksperienca Tipi Pagesa
Shitje, Zhvillues biznesi Me eksperience Full-time

Përshkrimi

Kompania Maccaferri Balkans kerkon te punesoje nje Menaxher Blerjesh.

 

Detyrat

-Kryerja e blerjeve në kohë dhe me saktësi sipas specifikave dhe standarteve të kërkuara;

-Përpilimi i grafikut të blerjeve, monitorimi i progresit dhe hartim i një plani të rifreskuar;

-Kërkime dhe vlerësime mbi furnitorët, bazuar mbi çmimin, cilësinë, përzgjedhjen, shërbimin, mbështetjen, gatishmërinë, besimin, prodhimin dhe kapacitetet e shpërndarjes, si dhe emri dhe historia e furnitorit;

-Analizimi i çmimeve të propozuara, raportimeve financiare dhe çdo të dhënë dhe informacion tjetër, për të përcaktuar çmimin më të mire;

-Negocion, rinegocion dhe administron kontratat me furnitorët, vendorët dhe përfaqësues të tjerë;

-Monitoron ngarkesat për t'u siguruar që mallrat/pajisjet vijnë në kohë dhe për të zgjidhur problemet përkatëse me mallrat/pajisjet e padërguara;

-Komunikon statusin e porosive me ndihmën e fabrikës për t'u siguruar se janë zbatuar grafikët/afatet;

-I lokalizon furnitorët e materialeve/pajisjeve dhe i interviston ata për të përcaktuar disponueshmërinë e produktit dhe kushtet e shitjeve;

-Koordinon punën me magazinën dhe departamentin e prodhimit për të përcaktuar dhe menaxhuar nevojat e inventarit;

-Përgatit dhe mban një bazë të dhënash për të gjithë furnitorët dhe nënkontraktorët.

 

Kualifikimet

-Diplomë Universitare, preferohet Menaxhim Biznesi, Ekonomi, Inxhinjeri apo fusha të ngjashme;

-Eksperience pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet;

-Aftësi të shkëlqyera organizative, duke përfshirë aftësi për të planifikuar punën dhe vendosur prioritete;

-Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociuese;

-Njohuri të mira të gjuhës Angleze;

-Njohuri shumë të mira kompjuterike, sidomos paketat MS Office;

-Njohuri të menaxhimit të inventarit dhe zinxhirit të furnizimit;

-Patente të vlefshme drejtimi;

-Njohja e Sistemit SAP perben avantazh.

 

Dergo aplikimin tend

Nese jeni të interesuar për pozicionin vakant, jeni të lutur të plotësoni me korrektësi formën e mëposhtme. Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen. Kujdes! Saktësia e informacioneve ndihmon në vlerësimin sa më korrekt të aplikimit tuaj.




Njoftime të ngjashme

Shites per pjese kembimi dhe magazinier

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-10-08
Afati: 0 dite te mbetura

Fiore Ricambi

Apliko

Menaxher Marketingu dhe Shitjesh

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-09-25
Afati: 0 dite te mbetura

Altec

Apliko

Menaxher i Qendres Tregtare

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2024-02-06
Afati: 0 dite te mbetura

PRESTIGE HOME ALBANIA

Apliko

Asistent/e Shitje

Qyteti: Tirane
Data e publikimit: 2019-06-12
Afati: 0 dite te mbetura

Metabo Tirane

Apliko