Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Shitje, Zhvillues biznesi | Me eksperience | Full-time |
Përshkrimi
Kompania ITE GRUP keron te punesoje nje Menaxher dyqani.
Detyrat
-Zbatimi me përpikmëri, në kohë dhe cilësi i kërkesave të klientëve.
-Zbatimi i standarteve të përcaktuara nga shoqëria për paraqitjen dhe vendosjen e mallit në dyqan dhe mbajtjen e rregullit dhe pastërtisë në të gjithë ambjentet e dyqanit.
-Ndjekja sistematike e mbledhjes se detyrimeve debitore nga klientet dhe raportimi i tyre pranë strukturave drejtuese të shoqërisë.
-Menaxhimi i vlerave monetare që arkëtohen nga shitjet dhe raportimi i gjendjes.
-Kontrolli i shpenzimeve operative mujore të dyqanit.
-Kujdeset për realizimin e kuotave të shitjeve dhe analizon periodikisht nivelin e shitjeve konform objektivave të vendosura.
-Ndjek interesat dhe tendencat e klienteve me qëllim zgjidhjen e kërkesave të tyre dhe shmangien e konkurencës nga operatorët e tjerë në treg.
-Kujdeset për të siguruar disponueshmërinë e materialeve dhe stokun në dyqan.
-Ruajtja dhe menaxhimi i kujdesshëm i mallrave në dyqan sipas inventarit që ka në ngarkim.
-Përgatit proçes-verbalin e aseteve dhe artikujve në dyqan.
-Merr në dorëzim mallin që furnizohet dhe menaxhon zbatimin me përpikmëri të rregullave të përcaktuara nga shoqëria për këtë qëllim.
-Nënshkruan dokumentacionin e nevojshëm dhe kordinon mbylljen e gjendjes së inventarit pas marrjes së mallit në dorëzim.
-Përpunon të gjithë informacionin në lidhje me diferencat e furnizimeve dhe të mallrave të dëmtuar apo me problem.
-Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe propozon masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara.
-Planifikon materjalet e punës për t'u blerë (kancelari, artikuj marketingu, etj) gjithashtu bën planifikimin e të gjitha materjaleve që kane të bëjnë me higjenën dhe pastërtinë në dyqan.
Kualifikimet
-Të zotërojë diplomë Universitare, preferohet Inxhinieri Elektrike.
-Të ketë përvojë pune mbi 3-vjet në shitjet me shumicë dhe pakicë.
-Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office.
-Njohuritë e gjuhës Angleze përbëjnë avantazh.
-Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe mendim analitik.