Kategoria | Eksperienca | Tipi | Pagesa | Finance | Me eksperience | Full-time | -- |
Përshkrimi
F&M Reklama është një nga kompanitë kryesore në tregun e reklamave në Shqipëri, e cila ofron të gjitha produktet dhe shërbimet në fushën e reklamimit, ku përfshihen: tabela ndriçuese, printime dixhitale indoor/outdoor, punime me gërma 3D, punime profesionale të teknologjisë LED, reklama në seri, billborde, karburante, stenda promocionale, artikuj promocionalë, reklama elektronike etj.
Detyrat
• Menaxhimi i një stafi prej 4 punonjësish;
• Të menaxhojë të gjitha funksionet e lidhura me financën;
• Të zbatojë dhe ndjekë të gjitha detyrimet ligjore financiare;
• Të rekomandojë vazhdimisht përmirësime strategjike të Departamentit të Financës;
• Të menaxhojë magazinat nëpërmjet stafit përkatës;
• Të zhvillojë një sistem raportimi periodik për akses të shpejtë në të dhëna financiare;
• Të mbështesë nivelin menaxherial në iniciativa të ndryshme.
Kualifikimet
Edukimi:
• Të ketë mbaruar studimet pas-universitare në Financë-Kontabilitet ose degë të ngjashme.
Kualifikime te tjera:
• Të ketë eksperiencë të paktën 5 vite në Financë.
• Njohuri shumë të mira në kontabilitet.
• Të njohë mire Legjislacionin Tatimor.
• Të ketë aftësi për hartimin e pasqyrave financiare.
Aftesi te tjera:
• Njohuri shumë të mira të paketës MS Office;
• Preferohet me njohuri në Alpha Web ose programe të ngjashme;
• Aftësi për të punuar me kolegë në një ambjent dinamik;
• Dëshirë për të mësuar, për të marrë iniciativa të reja;