Secondary Adv

Ndihme 16.5 milione euro nga Italia per sistemin energjetik

Qeveria italiane ndihmon Shqipërinë me një grant prej 16.5 milionë eurosh për sektorin e energjisë.Marrëveshja u nënshkrua të enjten mes ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, dhe ambasadorit italian në vendin tonë, Masimo Gaiani, në prani të drejtorëve të OST-së dhe OSHEE-së.


Marrëveshja vjen si hap i fundit i Memorandumit të Bashkëpunimit të arritur mes dy vendeve vitin e shkuar. Paratë e këtij granti do të investohen për përmirësimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike.Ministri Gjiknuri theksoi rëndësinë e mbështetjes së qeverisë italiane në zbatimin e disa projekteve në sektorin energjetik të vendit. “Do të investojmë në sistemet e shpërndarjes në Himarë dhe Sarandë, për të përmirësuar rrjetin në këto zona turistike”, tha Gjiknuri.


Kurse ambasadori italian u shpreh se me këtë grant mbyllen projektet e nisura para disa vitesh e që kapin vlerën e 93 milionë eurove. “Këto projekte do ta bëjnë sistemin elektrik më të besueshëm dhe të integruar me atë evropian”, theksoi Gaiani.Fondi prej 16.5 milionë eurosh pritet të rrisë mundësitë energjetike në zonat jugore të Shqipërisë si dhe do të zgjerojë sistemin e kontrollit të të dhënave në të gjitha nënstacionet 110 kilovolt.


Më të lexuarat