Secondary Adv

Ne Janar nis prishja e stadiumit Qemal Stafa

Pas tre muajve, pra duke nisur prej janarit të 2016-ës, do të nisë shembja e impiantit të vjetër Qemal Stafa. Stadiumi i ri që do të ndërtohet do të quhet “Arena kombëtare” dhe do te ketë 22 mijë vende. Projekti i paraqitur nga Federata nuk do të ndryshojë.

 


Historia e futbollit shqiptar, monumentali “Qemal Stafa” do të shembet për t’i hapur rrugën stadiumit të ri të Tiranës. Më në fund për “Qemal Stafën” ka një fillim të ri. Është bërë e ditur se pritet që së afërmi të nisin punimet për stadiumin e tretë modern në vend, i cili do të jetë alternativë e “Elbasan Arena”-s. Pas tre muajve, pra duke nisur prej janarit 2016, do të nisë shembja e impiantit të vjetër Qemal Stafa, aty ku do të ndërtohet edhe stadiumi i ri. I gjithë procesi parashikohet të zgjasë nga gjashtë muaj deri në një vit e gjysmë, periudhë gjatë se cilës kombëtarja do të jetë në Francë, e angazhuar në finalet e Kampionatit Europian. Projekti mbetet i njëjti me atë që Federata e Futbollit ka paraqitur disa muaj më parë.


Problemi më i madh i projektit që hyri në agjendën e 100-Vjetorit të Pavarësisë ka mbetur në letër që prej 2011-ës ishin paratë. Kushtet mes kompanisë që fitoi tenderin ndërkombëtar dhe FSHF-së, janë bllokuar prej fillimit të 2014-ës. Ka pasur një ngërç dhe kompania që fitoi nuk merrte përsipër të ndërtonte stadiumin. Ajo kërkon garanci financiare, por palët kanë rënë dakord edhe me ndëmjetësimin e qeverisë që situata të çbllokohet. Kompania që ka fituar të drejtën e ndërtimit ka që në harkun e më shumë se 30 viteve që ajo do të ketë një pjesë të konçensionit të këtij stadiumi, të mund të fitojë minimalisht paratë që do të investojë. Në të kundërt ka kërkuar që, nëse kjo gjë nuk arrihet, atëherë të jetë shteti shqiptar dhe FSHF-ja, duhet ta rimbursojë këtë kompani. Qeveria shqiptare, e cila ka 25 për qind të aksioneve në shoqërinë aksionare që është ngritur për menaxhimin e stadiumit, ka konfirmuar se do të japë disa milionë euro për stadiumin e ri.

 


“MANICA Architecture & Progetto CMR”, si arkitektët ekskluzivë të kompanisë ndërtuese që do të merrte përsipër ndërtimin e impiantit, ishin fituesit e konkursit ndërkombëtarë të projektimit për stadiumin e ri Kombëtar në Tiranë. Stadiumi i ri do të zëvendësojë stadiumin “Qemal Stafa”, të ndërtuar fillimisht në vitin 1946 dhe të rinovuar më vonë në 1974. Stadiumi është i vendosur në një zonë historike të qytetit të Tiranës, pak kilometra nga qendra, në një nga zonat më interesante të kryeqytetit shqiptar. Në këtë vend strategjik për qytetin, stadiumi ka një sipërfaqe prej 36.000 metra katrorë dhe do të njihet si pikëmbështetje e marrëdhënieve ndërmjet boshllëkun të madh të parkut dhe strukturës së konsoliduar ekzistuese të Tiranës.

 


Projekti
Kompleksi i ri, me një sipërfaqe të ndërtuar prej 43.000 metra katrorë (duke përfshirë 25.000 metra katrorë funksione të dedikuara për stadiumin, 10.000 metra katrorë për zyra dhe 8.000 metra katrorë për pakicë komerciale), është parashikuar si një strukturë e integruar. I dizenjuar si një stadium i kategorisë së 4-të të UEFA-s, vendi do të bëhet një pjesë e strukturës shoqërore të qytetit, dhe do të përdoret si një ndërtesë publike e hapur për qytetarët gjatë gjithë vitit. Stadiumi ri i Tiranës është parashikuar të përfundojë në vitin 2018. Ky stadium është parashikuar të jetë 22.500 vendësh dhe me të gjitha tribunat e mbuluara.


Sigurisht një projekt i tillë ka parashikuar që veç funksionit si stadium, kjo godinë do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe facilitete të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jetë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Ajo që bie në sy në anën veriore të stadiumit është një kullë e lartë, ku pjesa e sipërme do të shërbejë si restorant ekskluziv i stadiumit dhe një studio televizive transmetimi. Me një përllogaritje të thjeshtë “Qemal Stafa” mund të jetë gati në 2017-2018 gjithmonë nëse nisin punimet brenda janarit të vitit 2016. Me një përllogaritje të thjeshtë tifozët kuqezi nuk do ta shohin përfaqësuesen para 2018-ës në Tiranë. Elbasani është afër dhe të gjithë duhet të mësohemi të shohim përfaqësuesen në këtë impiant apo në “Loro Boroçi” që pritet të ndërtohet në fillim të vitit të ardhshëm.

 


Me konsulencën e KPMG- së u vendos që stadiumi kushton rreth 60 milionë euro përafërsisht. I programuar dhe ideuar më parë për një kapacitet prej 22.500 vendësh, ose afërsisht rreth 6 mijë vende më shumë se sa kapaciteti aktual i “Qemal Stafës”. Arsyeja ka qenë kosto e lartë, pasi stadiumi do rindërtohet plotësisht./Shekulli


Më të lexuarat