Secondary Adv

Arbitrazhi rrezon Tatimet, urdherohet zhbllokimi i llogarive te Bankers

“Të hiqet pezullimi i llogarive bankare” është masa, që Gjykata ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dhënë për kompaninë kanadeze “Bankers Petroleum”. Disa ditë më parë drejtoria e tatimeve bllokoi llogaritë, me pretendimin se kjo kompani duhet të paguajë 75 mln USD në arkën e shtetit.


Vendimi në fjalë u apelua nga kompania Bancers dhe Arbirtrazhi vendosi heqjen e bllokimit të llogarive bankare. Kjo masë do të mbetet në fuqi deri në momentin që Gjykata e Arbitrazhit të vendosë ndryshe. Pas këtij vendimi, “Bankers Petroleum” do të paraqesë një kërkesë për një masë sigurimi afatgjatë që do të dëgjohet nga Gjykata e Abritrazhit e ICC-së në javët e ardhshme. Bankers do të vazhdojë aktivitetin si zakonisht në Shqipëri.


“Masa e sigurisë e ICC-së mbështet trajtimin e pavarur të procesit në përputhje me parimet e zbatueshme ndërkombëtare. Procesi i auditimit ndërkombëtar për kostot e rikuperueshme nga pala e tretë vazhdon në përputhje me Termat e Referencës të nënshkruara 25 shtator 2015 me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë”, sqaron kompania në fjalë.


Më të lexuarat