Secondary Adv

Borxhi i ri 526 milione euro, ja 10 projektet qe ka firmosur qeveria kete vit

Gjatë këtij viti, në kuadër të financimit të projekteve, Shqipëria ka pasur marrëdhënie dinamike me kreditorë të tillë si: KfW, IDB, IDA, IBRD, BERZH, CEB, etj, duke disbursuar në total shumën prej 84.25 milionë euro dhe duke nënshkruar projekte të reja që kapin vlerën e 526 milion Euro.

 


Kjo shumë shkon për financimin e 10 projekteve, shumica e të cilëve mbështesin reformat strukturore në vend. Por ndërsa fondet e nënshkruara janë në vlera të larta, qeveria e pranon se, vijon të shfaqë një problematike të lartë në disbursimin e tyre.Ministria e Financave arsyeton se ka disa shkaqe si zgjatja në kohë e procedurave të tenderimit dhe pamjaftueshmëria e fondeve të vëna në dispozicion nga kredituesit. Si shkaqe penguese renditen edhe vonesat në punimet civile të shkaktuara nga vonesat në tenderat dhe nga forcat madhore, vonesa në plotësimin me staf të njësisë zbatuese, duke penguar implementimin e projektit.


Pengesa janë cilësuar edhe punimet shtesë të paparashikuara në kontratë dhe të domosdoshme për tu kryer, të cilat kërkojnë kohë dhe fonde shtesë për tu realizuar. Pengesa janë cilësuar edhe problemet me procesin e shpronësimit dhe vonesa për shkak të procesit të ristrukturimit të kredisë.


Më të lexuarat