Secondary Adv

Shoqata e Bankave: Ulen kredite me probleme, per here te pare zbresin nen 20 per qind

Për herë të parë që nga viti 2011 niveli i kredive me probleme ka zbritur në nëntor në 19.9 %. Këto të dhëna janë bërë të ditura nga Shoqata e Bankave sipas së cilës kundrejt muajit tetor është shënuar një rënie prej 0.5 pikë %, kurse në raport me një vitë më parë rënia është vlerësuar në 2.9 %.


Mësohet se një kompani nga 35 debitorët më të mëdhenj që kanë rreth 60 % të huasë problematikë ka përfunduar procesin e ristrukturimit duke u hequr nga lista,ndërsa janë dhe tre kompani të tjera ende në proces. Kjo rënie e nivelit të kredive të këqija ka ndodhur për shkak të ristrukturimit dhe fshirjes nga bilanci i bankave të huave që nuk kanë mundësi mbledhjeje.


Në verën e vitit të kaluar disa institucione mes të cilave Banka e Shqipërisë, ministria e ekonomisë si dhe disa institucione të tjera hartuan planin e ristrukturimit të kredive me probleme,pjesë e së cilës është edhe çuarja për faliment e 35 kompanive që kanë pjesën dërrmuese të kredive me probleme.
Por afatet e planit kanë ndryshuar disa herë ndonëse ristrukturimi i disa kompanive ka filluar,pasi miratimi i ligjit të ri të falimentit, që planifikohej në muajin Tetor të vitit 2015 ende nuk ka nisur të shqyrtohet në Kuvend dhe ende nuk është bërë efektiv.


Më të lexuarat