Secondary Adv

SME-te italiane kthejne syte nga Shqiperia dhe Kosova

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të Italisë së Jugut po shohin tregun e Shqipërisë dhe të Kosovës si mundësi për zgjerimin e tyre.

 

Janë mbi 20 SME që me inicitivën e Institutit Italian për Tregtinë e Jashtme (ICE) do të promovojnë deri në mesin e muajit shkurt mundësitë e të bërit biznes si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë. Sipas agjencisë italiane të lajmeve Ansa, bëhet fjalë për sipërmarrje që vijnë nga Kalabria, Kampanja, Sicilia e Pulja dhe i përkasin sektorëve si veshjet, arredimi dhe ndriçimit.Në Shqipëri këto SME do prezantojnë projektet e tyre deri në datë 18 shkurt, ndërsa në Kosovë do të jenë mes datave 6 dhe 14 shkurt, në pesë qendra biznesi.

 

“ Shqipëria përfaqëson një shpresë konkrete për këto firma, që nuk kanë eksportuar kurrë më parë prodhimet e tyre në këto tregje”, thotë drejtoresha e ICE-së për Shqipërinë dhe Kosovën Gabriella Lombardi. ” Italia e Jugut është afër me Shqipërinë, jo vetëm gjeografikisht. Për këtë arsye unë mendoj se është e natyrshme që të përpiqemi për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare”, tha ajo. Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë me 37% volumit. Tregtia me Kosovën është vazhdimisht në rritje dhe aktualisht është në mbi 300 milionë euro (11% të tregut).


Më të lexuarat