Secondary Adv

Takimi i FMN me qeverine, projeksion per uljen e cmimeve ne burse

Diskutimet mes FMN dhe qeverisë shqiptare, që kanë nisur tashme prej disa ditësh janë fokusuar te të ardhurat, që është edhe pika e dobët e qeverisë.

 

Burime nga dikasteri i Financave bëjnë të ditur se do të bëhet një projeksion i ri, ku do të përfshihet ndikimi që do të ketë në të ardhura një rënie e mëtejshme e çmimit të naftës. Gjithashtu, mësohet se do të bëhet një përllogaritje e re e GDP-sën për vitin 2015. FMN i ka paraqitur qeverisë kërkesën për heqjen e përjashtimeve nga taksat të bëra deri më tabni, ndërsa mësohet se kjo ka hasur në kundështimin e dikasterit të Financave


Diskutimet e misionit të FMN me qeverinë shqiptare janë fokusuar te të ardhurat, aty ku qeveria ka çaluar gjatë dy viteve të fundit. Burime nga dikasteri i Financave, që janë pjesë e negociatave dypalëshe shpjegojnë se bazuar në një performance më të mirë të ardhurave në muajt e parë të këtij viti, do të bëhet një projeksion i të ardhurave, duke analizuar faktorët që mund të ndikojnë negativisht. Një prej këtyre faktorëve është cmimi i naftës dhe ndikimi që jep te TVSH, renta minerare dhe akciza. Burimet e mësipërme bëjnë të ditur gjithashtu se po bëhen parashikime për ecurinë e të ardhurave nga akciza, që ka qenë zëri me mosrealizimin më të fortë gjatë vitit 2015.Pjesë e diskutimeve mes misionit të FMN-së dhe stafit të Ministrisë së Financave është përllogaritja e re e GDP-së për vitin 2015, që do të jetë bazë edhe për pagesat që do t’i bëhen kompanisë Crown Agents, për asistencën dy vjecare që i dha doganave shqiptare.


Burimet e mësipërme pranojnë faktin se FMN ka kërkuar heqjen e përjashtimeve të taksave për sektorë të caktuar. Por sipas ministrisë së Financave, kjo është e papranueshme, për faktin se në tregun e brendshëm ka përjashtime në bujqësi për imputet dhe për median, për TVSH e gazetave,  revistave etj. Ministria e Financave ka argumentuar se këto përjashtime nuk japin ndikim në të ardhurat dhe me shumë gjasa kërkesa e FMN-së nuk do të zbatohet. Përsa u perket perjashtimeve ne dogana, si ato per makinerite burimet e mësipërme sqarojnë se ato janë bërë sipas direktivave te Bashkimit Europian.Misioni i FMN –së do të qëndrojë 2 javë në Shqipëri dhe përpara largimit do të dalë në një konferencë të përbashkët shtypi ku do të japë konstatimet dhe rekomandimet për qeverinë.


Më të lexuarat