Secondary Adv

Financial Times: Cili eshte modeli tregtar i Shqiperise?

Në mënyrë të papritur Shqipëria është përfshirë në fushatën e atyre që në Britani janë pro daljes nga Bashkimi Europian, e për më tepër merret si një shembull se pse britanikët duhet të votojnë për daljen.

 

Në një analizë të Alex Barker për “Financial Times” me titull “Cili është modeli tregtar i Shqipërisë?”, që merr shkasë pikërisht nga deklaratat e Michael Gove bëhet një vështrim mbi tregun e Bashkimit Europian.Sipas Barker, në Bruksel është përhapur kohet e fundit një teori sipas së cilës, nëse Britania e Madhe del nga BE, vendi i lënë bosh prej saj mund të mbushet me Ukrainën dhe vendet e Ballkanit Perëndimor.


“Bosnja, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina janë ekonomikisht të dobëta, të dëshpëruara për t'u integruar në BE, e që ende mbajnë plagët e thella nga luftërat e fundit dhe revolucionet. Pra, çfarë e bën modelin e tyre të tregtisë sipas BE-së kaq tërheqës për ata që bëjnë fushatë për daljen e Britanisë së Madhe? Ngritja e opsionit Shqipëri-Ukrainë të shprehur nga Michael Gove, sekretar i drejtësisë në Britani, u bën jehonë analistëve që janë për daljen e vendit nga BE dhe shohin vendet të ecin në rrugën që kombinon tregtinë e lirë të përshtatur me bashkëpuniminpolitik”, citon shkrimi i Alex barker për  “FT”.


“Problemi është se Brukseli vijon të mbetet te paktet të njohura si “marrëveshja e asociim – stabilizimit” për Ballkanin Perëndimor, si mbështetje speciale për rrugëtimin e gjatë drejt anëtarësimit në BE të ekonomive relativisht të vogla dhe të tronditura më mirë se ndarja me një ekonomi të madhe dhe të suksesshme”-vijon shkrimi.


Karel De Gucht, komisioner i BE për tregtinë, citon Financial Times, thotë se, çdo krahasim që mund të bëhet me “Brexit” do të ishte një “marrëzi qesharake.
Sipas tij “Shqipëria është një vend i varfër, një ekonomi e vogël, nën-zhvillim, duke shtuar – është si të krahasosh një arrë të vogël me një shalqi të madh”.
Olli Rehn, që ka negociuar disa marrëveshje të zgjerimit të BE-së deklaroi se ka mbetur i habitur nga ata që mbështesin largimin dhe që e vendosin Britaninë në përgjithmonë në “stolin e rezervave”.”Përveç kësaj unë e dyshoj që Britania do të pranojë që të trajtohet në mënyrë kaq asimetrike sa ekonomitë e vendeve të Ballkanit Perëndimor”, shton Rehn.


Më të lexuarat