Secondary Adv

Investitoret e huaj: taksat, korrupsioni, konkurrenca e pandershme perkeqesojne klimen e biznesit

Bie besimi i biznesit për ekonominë. Faktorët që perceptohen me impakt negativ për klimën e biznesit janë: ndryshimi i ligjeve tatimore, Gjyqësori, korrupsioni i administratës dhe informaliteti.


Shoqata e Investitorëve të Huaj publikoi indeksin e klimës së biznesit, i cili ka vijuar rënien në të katërt 3- mujorët e 2015-s. Në fokus të anketës ka qenë biznesi i sektorit të energjisë, mineraleve dhe hidrokarbureve, që vlerësoi si “probleme të mëdha” në klimën e ekonomisë sistemin gjyqësor, ndryshimin e taksave dhe informalitetin.


Faktorët negativë
Nga mjedisi i biznesit, sipas studimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj, pesë janë perceptuar si faktorë me impakt negativ në klimën e biznesit.
“Zbatimi i ligjit, efektiviteti i Gjyqësorit, ndryshueshmëria e legjislacionit dhe atij tatimor në veçanti; stabiliteti i tij, kompleks dhe i ndryshueshëm, shpesh i pakuptueshëm, si dhe me vështirësi në zbatim. Prania e burokracisë dhe e korrupsionit në institucionet publike dhe prania e konkurrencës së pandershme”, thuhet në rezultatet e studimit të Shoqatës së Investitorëve të Huaj.Por, nga studimi vlerësohet se Gjyqësori, ndryshimi i legjislacionit tatimor dhe taksave, si dhe informaliteti janë problemet kryesore për mjedisin e biznesit. Më shumë se gjysma e bizneseve të anketuara vlerësuan se këta faktorë janë “probleme të mëdha” për aktivitetin e tyre në vend. Më tej, si faktorë në përkeqësimin e klimës së biznesit janë evidentuar korrupsioni, ligji i procedurave tatimore, politikat në thithjen e investimeve të huaja dhe situata politike.


Impakti i ligjeve
Një element tjetër i marrë në studim ishte edhe monitorimi i klimës së biznesit në vend nëpërmjet impaktit të ligjeve ekonomike të miratuara nga Parlamenti me ndikim në kushtet e të bërit biznes gjatë vitit 2015.Disa nga ligjet e kaluara gjatë periudhës në studim, të cilat janë perceptuar me impakt negativ nga biznesi, ishin paketa fiskale e 2015-s, ligji për taksën mbi vlerën e shtuar, ligji mbi të ardhurat dhe ligji i gjobave.Më tej, në raport thuhet se faktorë të tjerë, siç janë legjislacioni i punës, rregulloret që lidhen me licencat dhe certifikimet, infrastruktura dhe aksesi në financë janë perceptuar si pozitive nga ky grup kompanish. Po ashtu, nga biznesi janë parë me pritshmëri pozitive ligji i koncesioneve apo dhe ligji i turizmit.

 

 

 


Më të lexuarat