Secondary Adv

KLSH: Ne tre vitet e fundit demi ekonomik 919.9 milion euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit raporton në buletinin e tij të fundit, se nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 125,763,051 mijë lekë (ose 919.9 milionë euro).

 

Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 35,312,076 mijë lekë ose 257.7 milionë euro.Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2011-2013. Demi ekonomik i konstatuar në administratën fiskale ka njohur rritje gjatë vitit të kaluar.


Sipas raportit të dërguar nga ky institucion në Kuvend vërehet rritje e dëmit ekonomik në sektorin e tatimeve dhe doganave.“Për vitin 2015, një dëm të konsiderueshëm kemi konstatuar në sektorin e tatimeve dhe doganave në rreth 13% të dëmit total të konstatuar, kundrejt 10% të dëmit të konstatuar në këtë sektor për vitin 2014 dhe 3% të konstatuar në vitin 2013”, thuhet në raportin e KLSH.


Po të analizojmë në vlerë trendin në rritje të dëmit në sektorin e tatimeve dhe doganave do të vërejmë një rritje krahasuar me shifrën e dëmit të konstatuar në vitin 2014, raporton KLSH.Kështu nga 1,220,319 mijë lekë të vitit 2014 konstatimet në këtë sektor kanë arritur në 16,854,733 mijë lekë në vitin 2015. Për vitin 2015, kemi rritje të konsiderueshme të vlerës së dëmit të konstatuar në fushën e prokurimeve publike krahasuar me vitin 2014.


Më të lexuarat