Secondary Adv

Investimet e huaja, Ekonomi: Shenuan rritje, 881 milion euro per 2015

Investimet e huaja, për vitin 2015, kanë qënë në vlerën e 881 milionë eurove. Këto investime, sipas Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi, kanë pësuar një rritje krahasuar me vitin 2014, që ishin në vlerën e 869 milionë eurove.


Gjatë mbledhjes së këshillit të investimeve, Ekonomi është shprehur se, edhe pse rritja ekonomike në vend është modeste, ajo është e qëndrueshme. Numri i ndërmarrjeve me investim të huaj, për vitin 2015 ishtë në 132 mijë, duke punësuar mbi 85 mijë persona.Sipas Ministres së Zhvillimit Ekonomik, lehtësirat fiskale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi si dhe standartizimi i shërbimeve të administratës kanë bërë që investitorët e huaj ta shohin me prioritet vendin tonë për investime.


Më të lexuarat