Secondary Adv

Rama: Reformat, te lidhura me ekonomine; jo takse te sheshte

Në konferencën ‘Reforma në ekonomi dhe klima e Biznesit”, kryeministri Edi Rama tha sot se vendi ka pësuar një ulje të ndjeshme të informalitetit.

 

Gjithashtu, shefi i qeverisë këmbëngul që vendosja e taksës së sheshtë nuk është zgjidhje për rritjen ekonomike. Rama pretendon se çdo reformë e ndërmarrë ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik.“Sot kemi ulje të informalitetit. Kjo nuk është diçka për t’u gëzuar, për kompanitë apo për sipërmarrjet e mësuara duke ia hedhur shtetit. Nga ana tjetër ky është një hap i rëndësishëm për të ecur përpara dhe për të vendosur një platformë konkurrence në treg.

 

Nuk kam besuar asnjë ditë të vetme që problemi ynë janë taksat. Pse duhet të kalojmë te taksa e sheshtë, – thotë Rama. – Nuk ka asnjë teori që mund të vërtetojë se kjo është më e mirë, ndërkohë që e kundërta është e vërtetuar. Vendosëm një sistem të ri taksash për 97 % të shqiptarëve. Bëmë disa reforma që janë të lidhura me klimën ekonomike. Shmangëm falimentin financiar dhe sot nuk do ishim në gjendje që të paguanim rrogat dhe pensionet. Do bëjmë luftë frontale ndaj çdo abuzivizmi”, tha Rama.Ndërkaq përfaqësuesja e Bankës Botërore në Shqipëri Tahsim Sayed tha sot në konferencën “Reforma në ekonomi dhe klima e Biznesit”, se Shqipërisë i duhet një rritje prej 4.5% për të arritur standardet evropiane në disa dekada.

 

Sipas saj, investimet e huaja në Shqipëri janë më të ulëta se vendet e rajonit, ndonëse vendi ka pësuar ndryshim transformues. “Shqipëria ka pësuar ndryshim transformues. Shqipëria duhet të vijojë ndryshimet. Të përshpejtohet rritja ekonomike dhe të shtohen vendet e punës. Sfidë e radhës është rritja e vendeve të punës”, – tha ajo.


Më të lexuarat