Secondary Adv

Konfindustria: Investimet e huaja kane rene me 40 per qind gjate 2016-s

Konfindustria shpreh shqetësimin për rënien me mbi 40% të investimeve të huaja në 3-mujorin e parë të vitit 2016 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.

 

Përmes një njoftimi për mediat, Konfindustria vlerëson, se rënia e ndjeshme e investimeve të huaja në vitin 2016 është shprehje e qartë e rënies në vazhdimësi të fuqisë konkurruese të ekonomisë shqiptare duke e krahasuar me vendet e tjera të rajonit të Ballkanit Perëndimor. “Rënia e fuqisë konkurruese në tërheqjen e investimeve të huaja ka qenë e paralajmëruar dhe në një pjesë të madhe është shprehje e politikave fiskale të ndjekura në 3 vite të njëpasnjëshme”- thekson Konfindustria.

 

Administratori i Përgjithshëm i saj, Gjergj Buxhuku, thekson më tej në njoftimin e tij se Shqipëria ka sot barrën fiskale më të lartë në të gjithë rajonin. “Përmendim tatim mbi fitimin, dividendin, qiratë, etj., me 15% si dhe tatim progresiv deri në 23% mbi pagat, ndërkohë, që vendet e rajonit e kanë tatim të sheshtë në nivelet deri në 10%”- nënvizon Buxhuku.Gjithashtu, Konfindustria gjykon se paqëndrueshmëria e politikave fiskale, problemet e mprehta me infrastrukturën, korrupsionin, paaftësinë institucionale dhe sistemin e drejtësisë, janë pengesa të qarta që ndikojnë në tërheqjen e Investimeve të Huaja Direkte në vend.


Më të lexuarat