Secondary Adv

Shtrenjtohen banesat, indeksi i cmimit rritet me 5.2 per qind ne tremujorin e dyte

Banka e Shqipërisë konstaton se çmimet e banesave u rritën më tej në tremujorin e dytë të këtij viti, duke ndjekur tendencën në rritje, të shfaqur që në mesin e vitit të kaluar.

 

Sipas të dhënave, në këtë periudhë Indeksi i Çmimit të Banesave u rrit me 5.2%. Ndërtuesit shpjegojnë se është rritur kërkesa për apartamente për hipotekë, në kushtet kur janë lehtësuar edhe kreditë për blerje banesash. Një tjetër faktor që ka rritur çmimet janë edhe taksat vendore, që iu faturohen qytetarëve nga ndertuesit në çmimin e shitjes së apartamentit.Shtrenjtohet tregu i banesave. Banka e Shqipërisë konstaton se në tremujorin e dytë të vitit indeksi i çmimit të banesave u rrit me 5.2%, pas rritjes me 11.3% një tremujor më parë. Një tendencë që vijon në rritje që prej mesit të vitit të kaluar, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore.

 

Ekspertët vlerësojnë se rritja e çmimeve është ndikuar nga shtimi i kërkesës për apartamente. Kjo në kushtet kur bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit për blerje banesash, si  në drejtim të lehtësimit të procedurave, ashtu edhe uljes së interesave.Ndërtuesit shpjegojnë se ekziston një stol prej 4 mijë apartamentesh të pashitura, por ato janë pa hipotekë dhe qytetarët nuk janë të interesuar për to. Kjo ka bërë që kërkesa për objekte të hipotekuara të rritet dhe rrjedhimisht, edhe çmimi i tyre. Për operatorët e tregut, një tjetër faktor që ka ndikuar në rritjen e çmimeve janë edhe taksat vendore për metër katror për objektet e ndërtuara, kosto që iu faturohet qytetarëve në çmimin e shitjes së objektit.


Më të lexuarat