Secondary Adv

Bie euro & dollari, emigrantet dhe turistet sjellin dobesimin e monedhes

Të këmbesh euro me lekë në këtë moment nuk është aspak e leverdisshme. Monedha europiane ka pësuar rënie të ndjeshme të tregun tonë valutor, duke prekur kuotën e 135.9 lekëve.

 

Euro ka humbur më shumë se 4 lekë krahasuar me periudhën përpara sezonit veror dhe gati 2 lekë kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë. Dobësimi i euros është pasojë e emigrantëve dhe turistëve që kanë sjellë valutë me vete dhe kanë rritur ofertën për të, ndërsa kërkesa mbetet e ulët.Të gjithë ata qe kane euro dhe qe duan t’i këmbejnë me lek, ky nuk është momenti i duhur.Në tregun e këmbimit, monedha europiane ka rënë ndjeshëm dhe shkëmbimi i saj me monedhën vendase ju shkakton humbje.Sipas kursit të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 135.9 lekë, ndërsa dollari me 121.7 lekë.

 

Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, monedha europiane ishte në kuotën e 138 lekëve, ndërsa dollari këmbehej me 123.9 lekëve.Rënia e euros në këtë periudhë është një dukuri që përsëritet çdo vit.Kjo për shkak të turistëve të huaj, por edhe emigrantëve që kthehen në atdhe me pushime, të cilët sjellin valutë me vete dhe e shkëmbejnë atë.

 

Kjo bën që sasia e euros në qarkullim të jetë më e lartë se kërkesa për të dhe rrjedhimisht vlera e saj ulet.Nga një euro e dobët përfitojnë të gjithë ata që kanë kredi në këtë monedhë, pasi do të paguajnë më pak për këstet mujore.Edhe importuesit i blejnë më lirë mallrat dhe produktet, çka paralajmëron ulje të çmimeve në treg.Me përfitim është edhe Qeveria që do të paguajë më pak për interesat e borxhit të jashtëm, ndërsa me humbje dalin eksportuesit, norma e fitimit të së cilëve do të ulet.



ECURIA E KURSIT TË KËMBIMIT

Monedha Gusht 2016 Gusht 2015

Euro 135.9 lekë 138.0 lekë

USD 121.7 lekë 123.9 lekë


Më të lexuarat