Secondary Adv

Zhvillimi i turizmit, qeveria i kerkon 71 milion dollare Bankes Boterore

Qeveria ka kërkuar 71 milionë dollarë për një projekt, i cili ka në fokus zhvillimin e integruar urban dhe të turizmit. Në dokumentin e paraqitur për miratim para Bankës Botërore dhe që Bordi pritet ta kalojë në 15 nëntor të këtij viti, renditen arsyet se pse Shqipëria nuk po shkëlqen në turizëm.

 

Konstatimet në fakt nuk përbëjnë ndonjë çudi. “Ka disa pengesa që janë duke frenuar Jugun e Shqipërisë që të realizojë potencialin e plotë ekonomik.
Së pari është infrastruktura kryesore urbane e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e banorëve e aq më pak të kërkesës në rritje si efekt i turizmit. Asetet ekzistuese janë përkeqësuar për shkak të mungesës së mirëmbajtjes dhe mungesës së kapaciteteve të bashkive të reja të krijuara, për të dhënë shërbime mbështetëse në mënyrë të qëndrueshme”, thuhet në dokument.

 

Po kështu, theksohet se, përkundër bazës së gjerë të aseteve në dispozicion, aktivitetet e turizmit përqëndrohen në periudha të shkurtra kohe, nuk janë të diversifikuara në mënyrë të mjaftueshme dhe dominohen nga tregjet rajonale me volum të lartë dhe vlerë të ulët. Arsyeja e tretë, sipas dokumentit, lidhet me faktin që aktivitetet e turizmit, si në nivelin kombëtar, ashtu edhe në atë lokal, nuk mbështeten apo menaxhohen në mënyrë të koordinuar.
Po ku do të shkojnë paratë që janë kërkuar nga Banka Botërore?

 

Janë katër komponentët që do të jenë në fokus. Së pari, përmirësimi i infastrukturës ekzistuese, por edhe përshtatja sipas kërkesave të reja.Përmirësimi i siteve turistike që do të fokusohet në ndërtimin e rrugëve të aksesit, planeve të menaxhimit studimet e fizibilitetitKomponenti i tretë lidhet me zhvillimin e produkteve dhe tregjeve turistike dhe i katërti me mbështetjen për zbatimin. Një projekt i tillë me fokus sitet turistike vjen në një kohë, kur qeveria ka lakuar edhe dhënien me qira të tyre.


Më të lexuarat