Secondary Adv

Certifikimi i hoteleve, tarifat qe do te paguhen dhe kriteret qe do zbatohen

Të gjitha strukturat akomoduese që do të aplikojnë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes do të duhet të paguajnë disa tarifa për këtë proces.

Rregullorja që tashmë ka hyrë në fuqi përcakton se certifikimi do të bëhet nga një Komision i posaçëm dhe do të ketë afat 4 vjet. Pas kësaj periudhe duhet të aplikohet për rinovim.Në këtë dokument janë parashikuar edhe tarifa shtetërore që duhet të paguhen për klasifikim, riklasifikim, rinovim si dhe për lëshimin e certifikatës së klasifikimit e cila do të jetë në shumën simbolike 100 lekë.


Ndërsa verifikimi në terren nga ana e inspektorëve do të duhet të mbulohet nga subjetet akomoduese dhe për cdo njësi do të zbatohen tarifa të ndryshme.
Sipas rregullores që një strukturë të jetë e klasfikuar do të duhet të përmbushë një sërë kriteresh që kanë të bëjnë me mjedisin, arredimin, shërbimin, argëtimin, stafet, etj etj.


Kështu që një bujtinë të certifikohet si e tillë duhet të përmbushë plot 100 kritere.

Një hostel ( fjetinë) duhet të përmbushë 85 kritere.

Kampingu për t’u klasifikuar i tillë duhet të ketë përmbushur 71 kritere.

Ndërsa për hotelet numri i kritereve të kërkuara është plot 224. Sipas ‘yjeve’ përcaktohen edhe pikët nga kriteret e detyrueshme dhe ato me zgjedhje:

2 yje    3 yje    4 yje    5 yje
76        135      278      350 (pikët e nga kriteret e detyrueshme)
104      115      122      180 ( pikët nga kriteret me zgjedhje)

Kategoritë e akomodimit motele do të duhet të plotësojnë 114 kritere, resprtet 24, qendra kurative 110; B&B 103 kritere


Më të lexuarat