Paga minimale do te rritet ne 24 mije leke 24-04-2017
Paga minimale e detyrueshme në ekonomi pritet të shkojë nga 22 mijë lekë, që është aktualisht, në 24 mijë lekë. Vendimi pritet të merret nga Këshilli i Ministrave.
“Besoj se këtë të mërkurë, në mbledhjen e radhës së qeverisë, do të kemi aprovimin e pagës minimale në nivelin 24 mijë lekë. Është e konsultuar me sipërmarrjen, me shoqatat e punëmarrësve, e gjithashtu me shoqatat e punëdhënësve”, tha ministri Arben Ahmetaj. Paga minimale shërben për efekt të kontributeve të Sigurimeve Shoqërore. Ministri i Financave ishte në Komisionin e Ekonomisë për të prezantuar uljen e TVSH-së për akomodimin në turizëm, nga 20 në 6 për qind. Kjo gjë pritet të nxisë këtë sektor, ndërkohë që lehtësimi fiskal do të shoqërohet edhe me formalizim.
“Unë besoj se, menjëherë pas kalimit të ligjit, do të kalojmë në një fushatë formalizimi të sektorit të turizmit dhe besoj se do të shoqërohet edhe me një regjistrim të detajuar të të gjithë shtretërve në Republikën e Shqipërisë”, deklaroi më tej Ahmetaj.Ndryshimet u miratuan nga komisioni, ndërkohë që pas hyrjes në fuqi të ligjit do të dalin menjëherë aktet nënligjore.
Më të lexuarat
Vendi vuan mungesën e ujit, por investimet në ujësjellës-kanalizime ngecin edhe në 2026 Në një kohë kur mungesa e ujit të pijshëm vijon të prekë qendrat urbane dhe shumë zona të vendit, investimet publike në rrjetet e ujësjellës-kanalizimeve po ecin me ritme të ngadalta.Nga 14.38 miliardë lekë të programuara për vitin 2026, deri në fund të korrikut ishin shpenzuar
Punimet në rrugën Elbasan-Rrogozhinë, Rama: Drejt përfundimit 6 fazat e para, nis asfaltimi Punimet në gjashtë fazat e para të aksit Elbasan–Rrogozhinë, pjesë e Korridorit VIII, po shkojnë drejt përfundimit. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, realizimi fizik i përgjithshëm ka arritur në 87 për qind, ndërsa aktualisht po punohet intensivisht për shtresat asfaltike në rreth
Çmimet e prodhimit rriten lehtë, tregu vendas shtrenjtohet ndërsa eksportet kushtojnë më pak Çmimet e prodhimit në ekonomi kanë shënuar një rritje të lehtë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2026. Sipas të dhënave të INSTAT, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit arriti në 129.9 pikë, duke u rritur me vetëm 0.1 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti m
Propozimi i Institutit për Bashkitë: Shqipëria me 12 bashki metropolitane, hiqen qarqet Instituti për Bashkitë e Shqipërisë propozon një model të ri për reformën administrativo-territoriale.Modeli ruan 61 bashkitë aktuale, por parashikon krijimin e 12 Bashkive Metropolitane mbi territoret e qarqeve ekzistuese dhe suprimimin e qarqeve si nivel i dytë i vetëqeverisjes
Fushata e AIDA-s për SME-të: Mbështetje falas në 10 bashki deri në prill 2027 Fushata e AIDA-s për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nis këtë shtator në 10 bashki të vendit. Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve e zhvillon fushatën në bashkëpunim me Albanian Investment Corporation, projektin EEN Albania dhe bashkitë pritëse.AIDA ësht
Kadastra: Miratohet fondi, 840 mln lekë për kompensimin e 1901 pronarëve përfitues nga legalizimet Këshilli i Ministrave ka miratuar një fond prej 840.7 milionë lekësh për kompensimin financiar të pronarëve, pasuritë e të cilëve janë prekur nga ndërtimet e legalizuara. Sipas Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, vendimi përfshin 328 prona dhe një sipërfaqe totale prej 61,477.13
Gjashtë qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.72 mld USD Tirana, Durrësi, Vlora, Fieri, Shkodra dhe Elbasani vlerësohen me rrezik klimatik të ardhshëm “shumë të lartë”.Por, ekspozimi nuk kufizohet vetëm te banesat, por përfshin edhe shërbimet sociale, aktivitetin prodhues dhe rrjetet e furnizimit. Për përshtatjen e zhvillimit urban gjat
Transporti publik do të përfitojë edhe 4 muaj kompensim, 50 lekë për litër për naftën Operatorët e transportit publik pritet të përfitojnë kompensimin prej 50 lekësh për litër karburant edhe për katër muaj shtesë, për periudhën qershor–shtator 2026. Dakordësia në parim është arritur gjatë takimit mes përfaqësuesve të shoqatave të transportit publik
Tatimet sqarojnë kompensimin 10 për qind për fermerët: Afatet, faturat dhe pagesa Administrata Tatimore ka sqaruar procedurat që duhet të ndjekin fermerët për të përfituar kompensimin prej 10 për qind për produktet bujqësore. Për furnizimet e realizuara gjatë periudhës janar–qershor 2026, aplikimi mund të bëhet deri më 31 dhjetor, ndërsa pagesa kalon
Shkalla e Meritës, sistem i ri vlerësimi për punësimin në administratë Punësimi në administratën publike pritet të kalojë në një sistem të ri digjital përmes platformës e-Albania. Kryeministri Edi Rama prezantoi nismën “Shkalla e Meritës”, ku kandidatët do të pajisen me një “pasaportë merite”, do të njoftohen automatikisht për vendet e lira