Secondary Adv

Pensionet, ja kategorite qe do te marrin 29,700 deri ne 34 mije leke ne muaj

 

Mësuesit e gjimnazeve do të marrin një pension prej 29.7 mijë lekësh në muaj. Llogaritjen me skemën e re të pensioneve e bëri dje vetë Kryeministri.


Duke shfrytëzuar inaugurimin e zyrave të reja të ISSH së Tiranës, Rama shpërndau vetë disa libreza pensioni për kategori të ndryshme të punësuarish.

Bashkë me ministrin Erion Veliaj dhe drejtoreshën e ISSH-së Vjollca Braho, kreu i qeverisë insistoi të shpjegojë me shembuj sesa janë përfitimet nga skema e re. Sipas tij, edhe ata që janë paguar me pagë minimale, do të kenë një pension më të lartë.
“Për një individ që gjithë jetën e vet me pagë minimale ka arritur të sigurohet në 35 vjet, pensioni do t’i dalë 143 mijë lekë dhe jo 141 mijë, siç dilte me skemën e mëparshme”, theksoi Rama.


Mësuesit
Kryeministri u ndal gjatë te mësuesit. Llogaritjet e shkruara në letrën që lexonte tregonin për një rritje prej më shumë se 5100 lekësh të pensionit të kësaj kategorie. Kreu i Qeverisë e ka futur në zhargonin e tij komunikimin me lekë të “vjetra”, edhe shembullit që dha iu referua me të tilla shuma.
“Le të marrim një pagë shumë përfaqë- suese për ata të cilët janë rrogëtarët e rregullt dhe të gjithhershëm të shtetit, pagën e një mësuesi të shkollës së mesme, me 35 vite sigurime. Me skemën e vjetër, para reformës, pra deri në dhjetorin e vitit të shkuar, pensioni i një mësuesi apo një mësueseje të një shkolle të mesme do të ishte 245 mijë lekë, ndërkohë që falë kësaj reforme, pensioni i të njëjtit mësues apo mësuese është 297 mijë lekë. Pra, prek 300 mijë lekëshin me një rritje 51 mijë lekë më shumë, që do të thotë se ne kemi rivlerësuar me rritje të ndjeshme progresive kontributet e mësuesve dhe mësueseve në 35 vite”.


Në rast se llogaritë e Ramës janë të sakta, atëherë skema ka bërë një diskriminim të fortë mes mësuesve. Pasi një mësues gjimnazi që ka bërë 35 vite punë dhe ka dalë në pension në dhjetor 2014, merr rreth 5 mijë lekë, ose 20% më pak pension sesa një mësues që doli në pension në janar 2015.

 

Ushtarakët

Një tjetër kategori, që duket se do të përfitojë shumë nga skema e re, janë ushtarakët. Rama ndau vetë pensionin e njërit prej tyre duke bërë edhe llogarinë e përfitimit. Sipas tij, “me përllogaritjen mbi skemën e vjetër ai përfiton një pension më të lartë, nga 282 mijë lekë që ishte në 342 mijë lekë”.
Të njëjtën linjë mbajti edhe ministri Veliaj. Ai shtoi gjatë fjalës së tij se skema e re lejon pensione deri në 10 mijë lekë më të larta. Sërish Veliaj i lidhi përfitimet me ushtarakët.


“Ne kemi pasur një detyrim ndaj ushtarakëve dhe më vjen mirë që ata që i kanë shërbyer vendit me vetëmohim si ushtarakët, mjekët, mësuesit, për herë të parë vitet e tyre po shpërblehen realisht. Për herë të parë, sot kemi pensione deri në 340 mijë lekë, rreth 100 mijë lekë më shumë sesa pensioni tavan që kishim deri në vitin e kaluar”.


Pensioni social
Është një risi e skemës së re të pensioneve. Kryeministri e quajti “sevap” shumën prej 6750 lekësh në muaj që përfitojnë ata që nuk kanë bërë 15 vite punë dhe janë mbi 70 vjeç.
“Vetëm në vitin 2015, falë formulës së re, ne kemi bërë një sevap shumë të madh, si shoqëri, për 5000 të moshuar dhe të moshuara që ndryshe nuk do të merrnin asnjë qindarkë. 5000 veta që falë kësaj reforme marrin pensionin social”, theksoi Rama./Panorama


Më të lexuarat