Secondary Adv

Rusia do te heqe embargon ndaj produkteve bujqesore shqiptare

 

Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori ynë në Moskë, Arben Gazioni, i cili zhvilloi ditën e djeshme një takim në Ministrinë e Bujqësisë së Federatës Ruse, Agjencinë e Kontrollit Veterinar dhe Fitosanitar, me qëllim zhbllokimin e embargos ruse për eksportet e produkteve bujqësore shqiptare në tregun rus.


Në një publikim të Ambasadës Shqiptare në Rusi në Facebook, bëhet e ditur se, qëllimi i takimit konsistoi në hapjen e tregtisë në fushën e bujqësisë mes dy vendeve, embargo e cila u vendos në fund të vitit të kaluar.Palët ranë dakord të përshpejtohen hapat për zgjidhjen e kësaj çështjeje, duke nënshkruar fillimisht një protokoll dypalësh në fushën e mbrojtjes veterinare dhe fitosanitare.


Agjencia Federale Ruse për Mbikëqyrjen Veterinare dhe Fitosanitare vendosi të ndalojë importin e frutave dhe perimeve nga Shqipëria, nga data 8 dhjetor 2014, me argumentin se, mallrat shqiptare shoqëroheshin me një çertifikatë fitosanitare false.
Edhe pse shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Rusisë janë në nivele të papërfillshme, pas embargos që Kremlini vendosi ndaj vendeve të BE-së eksportet bujqësore janë rritur me ritme të shpejta. Bllokimi në fillim të këtij muaji, dëmtoi jo pak eksportuesit e këtyre produkteve, pasi veçanërisht në dy muajt e fundit, Rusia ishte shndërruar në një nga destinacionet kryesore të frutave dhe perimeve që Shqipëria shet jashtë.


Më të lexuarat