×
Secondary Adv

Franca instalon sisteme kamerash ne stacionet hekurudhore per zbulimin e sulmeve terroriste

Share on Google+

Autoritetet e transportit publik në Paris janë duke testuar disa metoda të reja për të forcuar sigurinë dhe për të parandaluar sulmet terroriste para se të ndodhin.


Sistemi i ri do të përmbajë 40.000 kamera survejimi, së bashku me një software, i cili mund të zbulojë sjellje dhe pako “të dyshimta.”Ky veprim vjen pas sulmeve , që ndodhën në Paris muajin e kaluar, por zyrtarët thonë se këto metoda duhet të pranohen edhe nga shoqëria. Kjo metodë e re e mbikëqyrjes është ende duke u testuar nga SNCF e Francës. Software mund të gjurmojë ndryshimet në temperaturën e trupit, zërat e ngritur, lëvizjet dhe nivelin e lartë të ankthit.

 


Ekipet e sigurisë janë duke punuar edhe për kamera, të cilat mund të zbulojnë paketa të cilat janë lënë pa mbikëqyrje për një kohë të gjatë.Përveç kamerave, në stacionet hekurudhore të Parisit dhe Lille do të instalohen dyert e sigurisë para përfundimit të muajit.Pas të shtënave dhe shpërthimeve, që lanë 130 të vdekur në Paris muajin e kaluar, zyrtarët janë duke kërkuar për  teknologjinë më të mirë për të nxjerrë në pah shenja paralajmëruese për sulme të mundshme.


Më të lexuarat