
10 risite qe permiresuan boten ne vitin 2015
2015-ta është viti, që solli krijimin e disa risive, të cilat përmirësuan botën. Në fillim të janarit, pamë Bill Gates të pijë ujë të pastër të fituar nga mbetjet me anë të një procesi të veçantë. Në shkurt, punonjës socialë dhe shkencëtarë krijuan një algoritëm për të parandaluar përhapjen e HIV-it në mesin e të rinjve të pastrehë. Në mars, një laborator krijoi një mikroçip, i cili mund të ndihmojë për të mbushur hendekun dixhital në vendet në zhvillim. Dhe përveç këtyre pati disa ide dhe shpikje për tajtimin e problemeve të ndryshme të botës gjatë gjithë vitit.
Disa prej tyre janë:
1. Makineria që konverton mbetjet në ujë të pijshëm të pastër
Fondacioni Gates ka investuar në zhvillimin e një makine, e cila konverton mbetjet në ujë të pastër të pijshëm për vetëm disa minuta.
2. Algoritmi që mund të parandalojë HIV-in në mesin e të rinjve të pastrehë
Rreth 2 milionë njerëz mes moshës 13 dhe 24 janë të pastrehë në Shtetet e Bashkuara çdo vit dhe rreth 11% e tyre rezultojnë me HIV pozitiv. Por studiues dhe inxhinierë nga Kalifornia Jugore kanë krijuar një algoritmi, i cili përdor inteligjencën artificiale për të identifikuar personin e duhur në një komunitet të caktuar për të përhapur informacione të rëndësishme për parandalimin e HIV-it në mesin e të rinjve.
3. Këpucë të projektuara për njerëzit me aftësi të kufizuara
Në vitin 2012, Mattheë Walzer, i cili kaloi një paralizë cerebrale, i shkroi një letër Nike duke i kërkuar kompanisë të krijonte atlete për njerëzit me aftësi të kufizuara. Ato duhej të ishin të lehta për tu veshur kështu ata mund të dilnin dhe të shëtisnin pa ndihmën e të tjerëve. Këtë vit, kompania njoftoi për një linjë të re të këpucëve, të cilat quhen Flyease. Ato në vend të lidhëses kanë një zinxhir dhe janë më të lehta për tu veshur nga njerëzit me vështirësi në lëvizje apo të gjymtuar.
4. Pajisja, e cila të shpëton jetën duke e mbyllë një plagë për më pak se një minutë
XSTAT 30 është një shiringë e mbushur me sfungjerë biokompatibël, të cilët mund të injektohen në një plagë të thellë për të përthithur gjakun dhe të mbyllin atë në më pak se një minutë. Deri tani ajo është përdorur vetëm në fushën e betejës, por në prill të 2014-ës, u miratua nga FDA për përdorim civil.
5. Internet në një mikroçip
Projekti ËiderNet, i krijuar në Universitetin e Karolinës së Veriut në Chapel Hill, zhvilloi një mikroçip me fuqinë e smartphon-it, laptop-it apo tabletave tableta për të ofruar informacione dhe burime edukative për miliarda njerëz në mbarë botën, yë cilët nuk kanë akses në internet.
6. Llamba të mundësuara nga bimët
Përafërsisht 42% e zonave rurale në xhungël nuk kanë energji elektrike, sipas sondazhit të fundit të kryer nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Informacionit. Universiteti i teknologjisë në Peru, i cili është e njohur për zhvillimin e teknologjive të reja në përgjigje të çështjeve të ngutshme botërore, krijoi Plantalámparas, një llambë, e cila merr energjinë nga bimët.
7. Dora protezë që mund të krijojë ndjenjën e prekjes
Shumica e protezave nuk mund të lejojnë mbajtësit e tyre të rifitojnë shqisën e tyre të të prekurit, por versioni i fundit i krijuar ( një dorë) ka përdorur neuroteknologjinë për të bërë të mundur këtë. Hulumtuesit e testuan atë tek një 28-vjeçar, i cili u bë dhe i pari njeri që është në gjendje të ndjejë ndjesi fizike me një dorë protezë.
8. Koshere që mbledh mjaltin vetë
Dy shpikë kanë krijuar një koshere, e cila u lejon bletarëve të marrin mjaltin nga një rubinet pa qenë e nevojshme ta hapin kosheren dhe të shqetësojnë bletët.
9. Aplikacioni që ndihmon njerëzit e verbër të shohin me sytë e “të tjerëve”
“Be My Eyes” është një app iPhone që lejon përdoruesit tu "japin" sytë të verbërve. Ai lidh përdoruesit e verbër me vullnetarë në mbarë botën, të cilët mund të përdorin “live video chat” për tu përshkruar atyre gjithçka shohin dhe u për tu dhënë përgjigje pyetjeve të tyre. Ky applikacion ka ndihmuar rreth 115,000 përdorues të verbër deri tani.
10. Një paisje e smartphone për teste diagnostikuese 15 minutëshe
Një ekip studiuesish në Shkollën e Inxhinierisë ne Kolumbi ka zhvilluar një me kosto të ulët një paisje për smartphone, e cila që mund të zbulojë infeksionet seksualisht të transmetueshme brenda 15 minutave nga një analizë e thjeshtë gjaku. Punëtorët e kujdesit shëndetësor e përdorën atë në Ruandë në rreth 96 pacientë.
Më të lexuarat








