Secondary Adv

Australia prezanton TAF 20, robotin zjarrfikes

Share on Google+

Shekulli XXI (21) konsiderohet si shekulli i teknologjisë, pasi ajo po zhvillohet me ritme shumë shpejta dhe ne çdo herë e më shumë po bëhemi më të varur prej saj.

 

Kështu autoritetet në Australi duke përdorur një teknologji të lartë kanë krijuar një robot zjarrfikës. Ai quhet TAF 20 dhe u prezantua nga David Elliot ( Ministër i Shërbimeve Emergjente) dhe nga Greg Mullins (Komisioner i NSË). TAF 20 përveç se ka shfaqur disa aftësi të tjera robotike, ai mund të spërkatë me ujë nga një distancë prej 90 metër dhe me avull nga një distancë prej 60 metër. Ai mund të kontrollohet me anë të një telekomande edhe nga një distancë prej pothuajse 500 metër dhe mund të shkojë edhe në vende që më parë ishin të paaritshme për zjarrfikësit. TAF 20 gjithashtu ka një bulldozer me anë të së cilit mund të heqë ndonjë pengesë si përshembull mbeturinat pas një aksidenti etj. Greg Mullins ka deklaruar se roboti u ble nga shteti me një kosto prej 310,000 dollarë dhe se ai do të vendoset në pjesë të ndryshme të shtetit.  

David Elliot ka besim të fortë se ai do të lejojë zjarrfikësit të merren me situata të rrezikshme në mënyrë efektive pa ndonjë pengesë. Për shkak të karakteristikat e tij, zjarrfikësit do të jetë në gjendje të trajtojnë edhe emergjenca, të cilat më parë ishin të pamundura për shkak të arsyeve të ndryshme.


Më të lexuarat