Njihuni me vazon qe rritet sebashku me bimet tuaja
Japonezët kanë krijuar një vazo inovative, e cila rritet dhe zmadhohet me rritjen e bimës ose pemës që mbillet në të.
Dizenjusit e kësaj vazoje të pabesueshme janë frymëzuar nga natyra. Qëllimi i krijimit të saj është riprodhimi i jetës bimore brenda mureve të shtëpisë apo ambjenteve të tjera. Ajo i përshtatet bimës duke siguruar më shumë hapësirë për rrënjët e saj. Kështu, nuk ka nevojë që kur bima të rritet të kalohet në një vazo më të përshtatshme, sepse tani vetë vazoja ka madhësinë e duhur. Ajo është quajtur “ vazoja ne rritje” dhe është ende në fazat e para të prodhimit të saj.
“Në natyrë gjithçka ndryshon, rritet, evoluon, absorbohet, ripërdoret dhe lulëzon…ky është qëllimi ynë kryesor, që në të përshtatemi me natyrën” thanë dizajnuesit e vazos kreative, “Ne nuk duam që gjërat të prodhohen, të përdoren dhe më pas të hidhen” përfunduan ata.