×
Secondary Adv

Cfare ndodh me trupin dhe trurin tuaj nese flini pak?

Share on Google+

Gjumi është një proces, i cili ka një ndikim të theksuar në aktivitetin tonë të përditshëm. Në bazë të një studimi që është kryer, rezulton se njerëzit të cilët kanë probleme me gjumin kanë një tru më aktiv se personat të cilët kanë gjumë të shëndetshëm. Ne harxhojmë vetëm një të tretën e jetës sonë duke fjetur, por arti i gjumit mund ta përcaktojë shumicën e jetës sonë. 

 

Mos bërja e gjumit të mjaftueshëm mund të çojë në disa çrregullime. Ja cilat janë pasojat nëse nuk flini sa duhet:

 

1. Do të hani më shumë

2. Do të jetoni më pak se ata që bëjnë një gjumë të plotë

3. Do të keni një shikim të dobët

4. Rrit tensionin e gjakut

5. Jeni më të ndjeshëm ndaj virozave dhe ftohjes, sëmureni më lehtë

6. Përkeqëson kujtesën tuaj

7. Keni luhatje të shpeshta të humorit

8. Do të keni probleme me stomakun, pasi pagjumësia përkeqëson sëmundjet inflamatore të zorrëve dhe aciditetin e stomakut.


Më të lexuarat