Ne Gjermani hangari shnderrohet ne nje ishull tropikal
Rreth 60 kilometër në jug të Berlinit është një ish-pistë ajrore sovjetike, ku ju do të gjeni një hangar të vjetër, i cili njihet me emrin “Aerium.” Me një sipërfaqe të dyshemesë mbi 66,000 m² dhe 5 milion m³ të hapësirës së mbyllur, ky hangar i vjetër i avionëve në Gjermani është shndëruar në një ishull tropkal të pabesueshëm.
Më 19 dhjetor 2004, ai hapi dyert për publikun si një ishull turistik tropikal duke krijuar një destinacion pushimi në zemër të Evropës. Aty temperatura është gjithmonë 26 °C dhe është i hapur 24 orë në ditë, në shtatë ditë të javës. Ky ishull tropikal u ndërtua nga “Tanjong” një korporatë Malajzeze. Ajo e bleu pronën në 11 qershor të vitit 2003 për 17.500.000 euro, nga të cilat 10.000.000 euro ishin një subvencion nga shteti federal i Brandenburgut. Madhësia e tij është marramendëse! Aji mund të strehojë brenda tij rreth 6.000 persona në çdo kohë. Me një sipërfaqe prej 10,000 m² ai është një nga shtëpitë më të mëdha në botë për një pyll tropikal. Aty ka gjithsej mbi 50.000 bimë të 600 llojeve të ndryshme, duke përfshirë palma, fiere, dhe mangroves.
Deti i këtij ishulli tropikal ka një sipërfaqe prej 3000 metër katror, rreth tre herë më e madhe se një pishinë olimpike. Brenda në kupolë ka 191 dhe 508 shtretër, nga dy ose katër krevatë secila dhomë. Ka edhe të strehimi jashtë kupolës, pasi janë ndërtuar shumë çadra kampingu. Dhe në qoftë se nuk është mjaftueshëm mbresëlënës, ishulli gjithashtu ofron edhe saouna tropikale me shtatë atraksione të ndryshme.