Jo me ngrica! Forma me e re e asfaltit do te shkrije akullin
Kripa dhe zhavorri zakonisht përdoren në rrugë gjatë kohës së dimrit për t’i siguruar shoferët të udhëtojnë të sigurt dhe pa rrëshqitur.
Por, një lloj i ri i sipërfaqes rrugore është zhvilluar nga disa kimistë dhe pritet që shumë shpejtë të përdoret nëpër rrugë dhe autostrada të cilat do të shkrijne akullin vetë. Shkencëtarët turq kanë kombinuar kripën me një gome sintetike dhe bitum.Ata zbuluan se bitumi ishte në gjendje t’i rezistonte formimit të akullit mbi sipërfaqen e rrugës. Krijimi i këtij materiali të ri do të mund të ndihmojë në zgjidhjen e shumë problemeve , që krijohen për shkak të akullit dhe borës në stinën e dimërit.
Kripa dhe zhavorri që përdoren aktualisht duhet të hidhen vazhdimisht në rrugë nga autoritetet për të parandaluar formimin e akullit.Por, me këtë material të ri kjo nuk do të jetë më e nevojshme pasi akulli e bora në rrugë do të shkrihen vetë. Përveç rrugëve kryesore, me këtë material do të bëhen edhe trotuaret, kështu që edhe këmbësorët do të kenë një ecje më të sigurt gjatë dimrit.