×
Secondary Adv

Japonia zbulon projektin perfundimtar te stadiumit per Lojerat Olimpike Tokio 2020

Share on Google+

Olimpiada Verore 2020, që do të mbahet në Tokio, më në fund ka një dizajn të ri për stadiumin kombëtar, pasi plani i parë u hoq për shkak të kostos dhe kritikave të shumta publike.

 


Dizajni i ri i stadiumit u prezantua nga kryeministri japonez Shinzo Abe. Ai është më modest dhe do të kushtojë rreth 1.26 miliard dollarë, kurse i pari kushtonte rreth 2.08 miliard dollarë.

 


Stadiumi do të ndertohet nga çeliku dhe druri dhe dizanji i tij do të bazohet në arkitekturën tradicionale japoneze.Ai u projektua nga arkitekti japonez Kengo Kuma. Ai do të jetë 49.98 metër i gjatë dhe do të ketë një kapacitet prej 68.000 vende.Stadiumi kombëtar pritet të përfundojë në 30 nëntor 2019.


Më të lexuarat