×
Secondary Adv

India po nderton uren me te larte ne bote

Share on Google+

Deri në vitin 2015 në shtetin verior indian Jammu dhe Kashmir do të përfundojë ndërtimi i urës më të lartë në botë.

 

 

Ura “Chenab” ka formë harku dhe është në ndërtim e sipër. Pasi të përfundojë, ajo do të jetë 1,315 metër e gjatë dhe një lartësi prej 359 metër  mbi lumin Chenab. Ajo do të ketë rreth 17 harqe.  Për ndërtimin e urës do të nevojiten 25 mijë ton çelik. Çeliku u zgjodh si material ndërtimor primar për shkak se ai mund tu rezistojë temperaturave edhe -20gradë celsius dhe shpejtësinë 200 km/h.

Ura, për hir të sigurisë është duke u ndërtuar me çelik të veçantë dhe me trashësi  63mm. Shtyllat e urës gjithashtu janë projektuar për tu mbijetuar shpërthimeve. Kostoja e ndërtimit do të tejkalojë shumën 5.1 miliard rupi indian ose 100.000.000 dollarë.


Më të lexuarat