×
Secondary Adv

Ne Afganistan ndertohet statuja e shkaterruar e Budes me lazer 3D

Share on Google+

Në vitin 2001, talebanët e deklaruan Budën si një idhull të rremë dhe e shkatërruan atë. Ajo ishte një statujë 1500-vjeçare e gdhendur në faqen e një shkëmbi në Afganistan dhe gëzontë titullin si skulptura më e lartë në botë. 

 

Një afgan, i cili mori pjesë në sulm kujton: “Këta idhuj kanë qenë perënditë e të pabesëve, deklaroi udhëheqësi taleban Mullah Muhamed Omar, në shënjimin e statujës për shkatërrim. Së pari ata e qëlluan Budën  me tanke dhe predha artilerie. Por, kur ato rezultuan të paefektshme, ata vendosën eksploziv duke u përpjekur ta shkatërronin. Kur Buda më në fund u shpërbë, luftëtarët talebanë gjuajtën me armë në ajër, vallëzuan dhe sollën nëntë lopë për ti therrur në shenjë sakrifice. Monumenti kishte mbijetuar për shekuj me radhë, dhe tani u zhduk vetëm brenda pak javësh.” 

Zhang Xinyu dhe Liang Hong, një çift milioner kinez dhe aventurierë me kohë të plotë ishin mjaft të prekur pasi kishin dëgjuar në shkatërrimin e kësaj statuje të lashtë dhe vendosën ta ringjallin atë duke përdor dritën e një lazeri 3D. "Ne e dinim shumë pak për Afganistanin para se të vinim këtu. Gjithë imazhi ynë për këtë komb të rrënuar nga konfliktet ishte thjesht mbi varfërinë, vetëvrasjet dhe sulmet”: tha z. Zhang

Kurse znj Liang tha: “Kur pashë buzëqeshjen në fytyrat e njerëzve në Bamiyan, e dija se ajo që kemi bërë është mjaft kuptimplotë, jo vetëm për popullin Bamiyan, por edhe për veten tonë. Ne kemi kërkuar një mënyrë për të ndihmuar njerëzit atje dhe duke treguar imazhin e Budës me anë të projektimit ishte më e mira që mund të bënim.” Ky projekt i mahnitshëm është pjesë e turneut të çiftit, që ata bënë përgjatë Rrugës antike të Mëndafshit.


Më të lexuarat