×
Secondary Adv

Share on Google+

Ura e Lumit Beipan ndodhet në rrugën hekurudhore Shanghai-Kunming.

 

Ajo është 721.25 metër e gjatë  dhe 445 metër janë të vendosur në hapësirën mbi lumin Beipan,në provincën Guizhou në  jugperëndim të Kinës. Kjo është hapësira më e gjatë në botë, prandaj në ndërtimin e saj është përdorur beton i armuar (i përforcuar). Ndërtimi i saj morri  170.000 metër kub beton dhe 40.000 ton çelik. Kryeinxhinier i projektit është  Yan Chuanchuan, kurse firma kontraktuese “Channel Engineering Group Co., Ltd.” 

Ura është përforcuar nga tuba çeliku të kalibrit 750mm, të cilat u mbushën me beton C80 dhe më pas përfundoi me beton C60, për tu siguruar që ajo ka kapacitetin të përballojë një shpejtësinë hekurudhore deri në 350 km në orë. Ura është planifikuar të përfundojë para Festivalit të Pranverës, i cili është më 8 shkurt, 2016.


Më të lexuarat