
Keto jane 8 shtepite e shitura me shtrenjte per 2015
Të pasurit shpenzojnë jo pak për shtëpite luksoze. Të shumtë janë personazhet e botës së biznesit por edhe botës së artit, të cilët shpenzojnë miliona dollarë për blerjen e shtëpive lukzoze.
Ja cilat janë tetë shtëpitë e shitura më shtrenjtë për vitin 2015:
1. Kjo rezidencë jashtë Parisit u shit për 301,000,000 dollarë duke e bërë atë shtëpinë më të shtrenjtë të shitur ndonjëherë.
Shtëpia Chateau Louis XIV është një vilë luksoze e ndërtuar në një tokë rreth 22.6624 hektar midis Versajës dhe Marly le Roi në Francë. Ajo u ble, sipas Bloomberg, nga një blerës nga Lindja e Mesme, i cili pagoi 301.000.000 dollarë. Shtëpia ka akuariumin e vet, teatër, bodrum për të mbajtur verën, hendek me ujë dhe një shatërvan i mbuluar me fletë ari.
2. Një shtëpi në Manhattan për 200 milion dollarë
Miliarderi Ken Griffin ka blerë disa kate të një kulle të re në Manhattan për rreth 200 milion dollarë. Besohet se kjo është marrëveshja e vetme më e shtrenjtë e pasurive të patundshme në historinë e SHBA.
3. Ky apartament nën çati në New York është shitur për 100 milion dollarë
Më parë në vitin 2015, para se Ken Griffin të blinte shtëpinë me vlerë 200 milionë dollarë, ndodhi që një blerës anonim bleu në New York një apartament për 100.470.000 dollarë në One57, duke u bërë shtëpia e vetme në historinë e New York-ut e shitur kaq shtrenjtë.
4.Shitja e një apartamenti në Big Apple në korrik për 50.1 milion dollarë
Apartamenti nën çati me një sipërfaqe rreth 768.7726 metër katror u shit për 50.917.500 milion dollarë. Ai ka gjashtë dhoma gjumi.
5. Një kompleks në Mumbai i shitur për 112 milion dollarë
Miliarderi indian Cyrus Poonaëalla bleu rezidencën e një ish- mahraxhai dhe të Konsullatës amerikane në Mumbai nga qeveria e SHBA për rreth 7.5 miliard rupi ose 111.600.000 dollarë duke e bërë atë blerjen më të shtrenjtë në Indi. Por, pavarësisht nga çmimi ajo ende nuk është shtëpia më e shtrenjtë në Mumbai. Ky titull i takon Antilias, vendbanimit privat me një sipërfaqe prej 173.700 metër, të njeriut më të pasur të Indisë Mukesh Ambani, i cili shpenzoi 1 miliard dollarë.
6.Një rezidencë e shitur në Miami për 60 milion dollarë
Rezidenca 1,162 metër katror në një kullë në Miami është shitur për 60 milion dollarë në muajin shtator. Ajo ka një pamje mahnitëse të plazhit në Miami, ashensor privat, tarracë, kuzhinë, pishinë 21 metër të gjatë, mjë dhomë të madhe, një dhomë për median etj.
7.Një rezidencë në Vankuver e shitur për 52 milion dollarë
E vendosur në lagjen “Point Grey” të qytetit dhe shtëpia përfshin një pishinë, teatër, garazh dhe një bibliotekë. Blerësi i saj është Mailin Chen, një biznesmen i pasur nga Kina.
8.Një shtëpi në Londër e blerë për 36 milion dollarë nga një blerës nga Katari
Para se ajo të kthehej në formën aktuale në vitin 1920 ishte një garazh, ku mbaheshin makinat e garave. Tani ajo është një nga shtëpitë më të shtrenjta, e cila ka katër kate, një ashensor, teatër, palestër. Thuhet se është blerë nga Hamad Khalifa Al-Attiyah Abdullah një ish zëvendës kryeministër i Katarit për 36 milion dollarë.
Më të lexuarat








