Secondary Adv

5 tendencat e teknologjise per vitin 2016

Share on Google+

Në 2015 ne pamë shumë risi që solli teknologjia si: telefona, kamera, tableta, laptopë, lojra etj. Por më e rëndësishmja është që disa nga kompanitë më të mëdha kanë hedhur themelet për krijimin e aplikacioneve apo paisjeve të tjera të cilat do të vijnë vitin e ardhshëm.


Këto janë 5 tendencat e teknologjisë për 2016-n:


1. Makinat janë duke u bërë më “të zgjuara”, të pastërta dhe më të pavarura.


Në vitin 2015, disa nga prodhuesit më të mëdhenj të makinave në botë kanë investuar në transportitin tokësor për automjete elektrike dhe të automatizuara. Tesla e ka nxitur në masë të madhe interesin për makina elektrike pa shofer dhe do të vazhdojë punën në fabrikën në Nevada, për të zbulur në fund të vitit të ardhshëm makinën e parë elektrike.


2. Orat “inteligjente” do të jenë më të përdorshme

Këtë vit Apple prodhoi gjeneratën e parë të “smartwatch.”  Ajo ishte një produkt i dobishëm, por jo thelbësor pasi ka nevojë të jetë i karikuar çdo ditë. Në vitin 2016, ne presim pajisje më të dobishme dhe më tërheqëse.


3.Realiteti virtual do të bëhet më i zakonshëm dhe do të ndryshojë çdo gjë

Realiteti virtual nuk është vetëm për lojëra, ai mund të jetë me ju kudo dhe tju lejojë të përjetoni diçka, madje edhe me miqtë. Kufjet më të mëdha kanë qënë në përmirësim për disa kohë, por ato më në fund do të jenë në dispozicion për konsumatorët duke filluar nga viti i ardhshëm. Kufjet Oculus Rift, të cilat kanë qenë në zhvillim që nga viti 2012, më në fund do të jenë në treg për konsumatorët në tremujorin e parë të vitit 2016.


4.Tabletat, laptopët dhe desktop-ët do të vazhdojnë të perputhen më shumë me njëri-tjetrin

Smartphon-ët janë ndoshta pajisjet më të rëndësishme personale në këtë kohë. Nuk ka asgjë tjetër si ata. Por të gjithë kompjuterat e tjerë që nuk përshtaten në xhepat tanë si: desktop, laptop, tablet, dhe hibridët, të  gjithë po fillojnë të ngjajnë me njëri-tjetrin. Këtë vit, ne pamë Microsoft-in, që  vendosi Windows 10 pothuajse në të gjitha llojet e paisjeve: Tableta që konvertohen në laptop dhe anasjelltas, smartphon-ë që e kthejnë monitorin në një PC të plotë dhe Xbox One, e cila tani mundësohet nga WindoWs 10.


5. Rrjetet kabllore do të përdoren gjithmonë e më pak

Rrjetet premium HBO dhe Shoëtime ofruan shërbimet e tyre për tju lejuar të shikoni televizor duke përdorur lidhjen me internet dhe jo rrjetet kabllore. Netflix  është një prej tyre si edhe televizori më i ri i Apple, i cili ofron aplikacione dhe shërbime për transmetimin e informacioneve të ndryshme nga media.


Më të lexuarat