Secondary Adv

SHBA tani ka 50.000 turbina ere per te luftuar ndryshimin e klimes

Share on Google+

Që prej shumë kohësh, njeriu e ka shfrytëzuar fuqinë e erës për të vënë në lëvizje anijet me vela, mullinjtë, si edhe për të pompuar ujin. Megjithatë, vitet e fundit, anembanë globit është përhapur me të shpejtë interesi për energjinë e erës.

 

Sipas lajmeve më të fundit ky vit ka shënuar një rritje në prodhimin e energjisë së erës në SHBA, pasi numri i turbinave, që veprojnë arriti në 50.000. Disa analistë thonë që, nëse do të ndërtoheshin turbina me erë në të gjitha vendet e përshtatshme të Shteteve të Bashkuara, ky vend mund të prodhonte në sajë të erës më shumë se 20 për qind të sasisë aktuale të energjisë elektrike.

Me ndryshimet klimatike duke fituar më shumë vëmendje në mbarë botën, vendet janë në kërkim të mënyrave më të shpejta, të qëndrueshme dhe të lira  të prodhimit të energjisë. Energjia e erës i premton të gjitha këto gjëra. Kjo mënyrë e prodhimit të saj po i jep një mundësi SHBA-së në luftën kundër ngrohjes globale.


Më të lexuarat