×
Secondary Adv

Zbulohet plani per ndertimin e kullave te para nenujore

Share on Google+

Arkitekti belg Vincent Callebaut ka zbuluar planin e tij spektakolar për kullat e para nënujore në botë që mund të mbajnë deri në 20 mijë njerëz. Qëllimi i këtij projekti është që njerëzit të jetojnë në një vend, i cili e prodhon vetë energjinë, si dhe pakëson gjurmët e karbonit në planet.

 

Strukturat eko-miqësore nuk kërkojnë lëndë djegëse të rrezikshme pasi ato e prodhojnë vetë energjinë dhe nxehtësinë e tyre. Secila kullë ka strukturën e një  kandili deti. Vetëm hyrjet e tyre janë në sipërfaqe të ujit, kurse pjesa tjetër  gjendet poshtë deri në thellësinë 1000 metra. Brenda këtyre strukturave nënujore gjendën shtëpi banimi, zyra, laboratore shkencorë, zona bujqësore, pemishte, kopështe etj. Uji i pijshëm prodhohet nga një termocentral, i cili përdor presionin në thellësi për të luftuar presionin osmotik dhe për të ndarë ujin nga kripa. 

Ajri natyrisht ripërtërihet  nga konveksioni nëpër oxhaqet e erës ose nga një stacion oksigjeni, që gjenden në kullë. Këto kulla janë 500 metra të gjera, kanë 250 kate dhe  çdo metër katror i tyre kushton 2117dollarë ose 1430 paund.


Më të lexuarat