Secondary Adv

Zhvillimet teknologjike te 2016-es... Ja risite

Share on Google+

Viti që po lemë pas, u karakterizua nga një hov i rëndësishëm i teknologjisë, me trendet dhe të rejat që solli. 2016 pritet të jetë më inovativ dhe me teknologji utilitare. 

 

Ja disa nga risitë e vitit të ardhshëm:

 

1. Inteligjenca artificiale

Për dekada me radhë, inteligjenca  artificiale ishte diçka, që  kuptohej shumë  mirë  nga fanatikë t e fanta-shkencë s, por njerë zit e thjeshtë  ende nuk e kishin hasur atë  në  një  më nyrë  të  prekshme. Por kjo ndryshoi në  vitin 2011 kur Apple krijoi Siri-n dhe në  vitin 2015 krijoi disa algoritme kompjuterike, të  cilat mund të  imitonin mendimin dhe ndë rveprimin njerë zor. Në vitin 2016, kompanitë  e më dha të teknologjisë si Apple, Siri, Google, Alexa e Amazon dhe Microsoft Cortana do të vazhdojnë të sjellin risi të tjera edhe më  inovative. Përshembull së  shpejti ne do të  mund të programojnë  paisjen, që  bë jmë kafe me anë të zë rit si edhe do të marrim kë shilla të ndryshme nga telefoni ynë celular.

 

2. Materiale të avancuara

Sigurisht, që ajo që  ka rëndësi është brendësia, por njerëzit gjithmonë reagojnë për pjesën e jashtme, sepse kjo është ajo që ata mund të shohin dhe të ndjejnë. Risitë, që  do të  shikoni në  vitin 2016 përfshijnë materialet termoplastike të  riciklueshme, të cilat në thelb janë plastikë  super e fortë, që mund të shpërbëhen në një agjent aktiv si përshembull acid.

 

3.Paisjet inteligjente

Këtë vit, njerëzit do të shpenzojnë më pak kohë për të folur rreth internetit apo “shtëpive inteligjente” dhe do të përqëndrohen te “Objektet Inteligjente.” Ato do të lidhen me Wi-Fi dhe Bluetooth drejtpërdrejt në smartphon-in tuaj nëpërmjet një nyje. Kjo nuk është aspak një prirje të re, por inteligjenca do të fillojë të përhapet edhe në vende të papritura si përshembull: lloje pëlhurash për tavolinën, filxhanë kafeje, spërkatësi (impiant ujitje) i lëndinave, karrige zyre etj.

 

4.Robotët

Për sa kohë të ekzistojnë filma të tillë si “Star Ëars”, “Force Aëakens” ne do të zhgënjehemi  gjithmonë nga robotët tonë, pasi distanca mes fantazisë dhe realitetit është thjesht shumë e madhe. Edhe pse 2016 do të sjellë një zhvillim pozitiv në këtë fushë si përshembull robotët familjarë Jibo duke arritur deri tek humanoidët më të avancuar, përsëri C3PO dhe BB-8 janë ende vite larg, nësë jo dekada larg.

 

5. Realiteti Virtual

Përmes një pajisjeje të vogël, do të mund të jeni bashkë me miqtë tuaj në një realitet virtual që mund ta zgjidhni vetë, brenda së cilit mund të bashkëveproni dhe të kryeni aktivitet njësoj si në jetën reale.

 

6.Siguria biometrike

Në vitin 2015, kemi parë më shumë se disa përpjekje në sigurinë biometrike, duke përfshirë edhe njohjen e gjurmëve të gishtave nga smartphon-ët dhe tabletat e Apple dhe Android, por më e mira nga të gjitha këto ishte njohja e fyyrës e bazuar në sistemin e Windows 10.

 

7. Pagesat nga telefoni

Sistemet e pagesave me celular kanë gjetur një përdorim të gjerë kudo nëpër botë. Nësë shikoni kartën e kreditit që ju ka dërguar banka do të vini re se ajo ka një çip në të. Tregëtarë në gjithë botën po fillojnë të përdorin këtë lloj sistemi. Sipas një eksperti viti 2016 do të jetë viti i çipit( mikroprocesor).

 

8.Dronët

Regjistrimi i dronëve ndoshta do të ngadalësojë pak daljen në treg të tyre, por sigurisht që në vitin 2016 do të ketë risi edhe në këtë fushë. Do të ketë dronë të mëdhenj mjaftueshëm për të mbajtur njerëz si edhe shumë prej tyre do të jenë të dizenjuar për tu mbajtur brenda në shtëpi si lodër. Gjithashtu edhe dërgesat me drone do të marrin hov këtë vit.

 

9. Hoverboards V2

2015 nuk mbaroi aq mirë për “hoverboards,” pasi pati raporte të panumërta për zjarre dhe të plagosur. Megjithatë ato u shitën shumë mirë gjatë vitit të kaluar dhe janë mjaft të preferuara nga njerëzit.


Më të lexuarat