Secondary Adv

Cilat jane disa nga destinacionet me te mira per 2016?

Share on Google+

Shumë njerëz janë të apasionuar pas udhëtimeve. Ata dëshirojnë të provojnë gjithmonë emocione të reja, të jene të qete ose thjesht duan një udhëtim të paharrueshëm. 

 

Në listën e mëposhtme po ju njohim me disa nga destinacionet më të mira për të udhëtuar dhe për tu relaksuar:

 

1. Peru

Këtu Machu Picchu është, natyrisht, një nga vendet më sublimë, por jo vetëm. Kryeqyteti Lima, është mjaft interesant dhe vetëm 40 kilometër në jug të tij ju mund të eksploroni kompleksin Pachacamac, me piramidat e tij, pallatet dhe tempujt.

 

2. Karaibe

Karaibet janë një rajon që përbëhet nga Deti Karaib dhe ishujt e tij, oqeani Atlantik, si dhe shtetet përreth. Rajoni ndodhet në juglindje të Amerikës Veriore, në lindje të Amerikës Qendrore, dhe në veri të Amerikës Jugore. 

 

3. Norvegji

 

Në Hindseter, në afërsi të Parkut Kombëtar të Norvegjisë, ju do të jeni në kontakt me botën natyrore si kurrë më parë. Ju këshillojmë të shkoni në muajin shkurt, periudhë kur edhe drerët janë përrreth.

 

4. Ibiza

Ibiza ëstë një ishull në Detin Mesdhe, 150 kilometër larg brigjeve të Spanjës lindore. Ajo vizitohet nga shumë turistë çdo vit dhe është pjesë e Unesco-S.

 

5. Verona

Verona është një qytet në rajonin Veneto të Italisë veriore. Aty u vendos romanca e famshe e Shekspir "Romeo dhe Xhulieta". Ajo është e njohur gjithashtu për festivalet e operas, një amfiteatër të shekullit të parë të periudhës romake si edhe për arenat e saj të mëdha.

 

6. Sri Lanka

Shumë zona të vendit kanë mbetur të paaksesueshme edhe nga udhëtarët më të guximshëm, si pasojë e cunamit më 2004-n dhe luftës civile në vitet 1983-2009. Tani që konflikti ka përfunduar, investimet po vërshojnë drejt industrisë së turizmit dhe numri i vizitorëve po rritet në mënyrë graduale.

 

7. Gjermani

Gjermanët janë kampionë të turizmit. Një nga vendet më të vizituara aty është Berlini, i cili është qendër e rëndësishme politike, kulturore, ekonomike etj. Gjithashtu peizazhi urban dhe trashëgimia historike e bëjnë atë një vendndodhje të rëndësishme për produksionet filmike ndërkombëtare.  

 

8. Afrika

 Një nga vendet më të vizituara në kontinentin Afrikan është Madagaskari. Pas shumë vitesh pasigurie dhe mungesë stabiliteti politik, që kanë frenuar zhvillimin e turizmit, Madagaskari sapo ka filluar të rikuperohet. Për vizitorët, tani është ora për të shkuar, para se emri i këtij vendi të bukur të nisë të shfaqet në dritaret e vitrinat e agjencive turistike. Përgatituni për një magjepsje të mirëfilltë: peizazhet e ishullit të katërt për nga madhësia në botë janë të mrekulleshme. 

 

9. Islandë

Ky është një vend i jashtëzakonshëm. Reykjavik, kryeqyteti, është i rrethuar nga ujëvara madhështore, akullnaja, vullkane  dhe dritat e veriut, të cilat krijojnë peisazhe mahnitëse.

 

10. Bali bliss

Seminyak është një resort, i cili ofron bashkimin e hijeshisë Balinese dhe sofistikimit. Një peizazh magjepsës të bimësisë, pellgjeve me zambakë dhe tendave tradicionale me kashtë.


Më të lexuarat