Secondary Adv

Njihuni me paisjen qe skanon ushqimin tuaj per te zbuluar vleren e tij ushqyese

Share on Google+

Jeni kurioz të dini se sa karbohidrate apo kalori ka ushqimi që ju konsumoni gjatë një vakti? Atëherë kjo paisje e re do ju vijë në ndihmë për të zbuluar vlerën ushqyese të vaktit tuaj nga skanimi i përbërjes kimike të tij. 

 

Ajo quhet Scio dhe përdor spektroskopinë me infra të kuqe, pra analizon substancat bazuar në atë sesi molekulat ndërveprojnë me dritën. Qëllimi i krijimit të kësaj paisje është që të ndihmojë njerëzit, të cilët vuajnë nga diabeti apo sëmundjet kardiovaskulare për të mbajtur nënkontroll dietën e tyre. Themeluesit e Scio janë Remy dhe Astrid Bonnasse.

 

Ata e krijuan atë në vitin 2004 kur vajza e tyre u diagnostikua me diabet të tipit 1, pasi u duhej të monitoronin karbohidratet në çdo vakt dhe të matnin insulinën. Çifti ka krijuar gjithashtu edhe një aplikaçion, po për të njëjtin qëllim. Scio është në dispozion për konsumatorët për 249 dollarë, kurse aplikacioni është i lirë për tu shkarkuar, por kërkon një tarifë mujore rreth 10 dollarë.


Më të lexuarat