Me rritjen e numrit të kullave, që ndërtohen rreth e rrotull edhe listat e ndërtesave më të larta në botë janë vazhdimisht në rinovim.Aktualisht Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në botë. Ajo përfundoi në vitin 2010, 828 metra e lartë, me 163 kate, tejkalon gjithë konkurrentët e tjerë. Megjithatë, është e sigurt se nuk do të mbajë këtë titull përgjithmonë. Në listën e mëposhtme po ju sjellim 5 ndërtesat më të larta të së ardhmes, të cilat do të përfundojnë në vitin 2020.
Ato janë:
1. Kulla Jeddah në Arabinë Saudite
Kur të përfundojë në vitin 2018, Kulla Jeddah (ose Kingdom Tower) në Arabinë Saudite, do të jetë 1000 metra e lartë. Ajo do të kushtojë 1.23 miliard dollarë.
2. Qendra Suzhou Zhongnan në Kinë
Ajo ndodhet në Kinë. Kjo ndërtesë ka qenë në ndërtim e sipër që nga viti 2014 dhe pritet të përfundojë në vitin 2020. Pasi të përfundojë, ajo do të jetë ndërtesa më e lartë në Kinë në Ajo do të 729 metra e gjatë dhe kushton rreth 4.46 miliard dollarë.
3. Qendra Wuhan Greenland në Kinë
Kjo ndërtesë me një dizajn unik të lakuar do të jetë 636 metra e lartë kur të përfundojë në vitin 2017. Struktura e saj do të mbulohet e gjitha nga xhami dhe do të kushtojë 4.5 miliard dollarë.
4. “Ping” qendra e financave në Kinë
Kur të përfundojë ajo do të jetë 599 metra e lartë. Ajo ndodhet në Shenzhen të Kinës dhe pritet të përfundojë këtë vit.
5. Kulla e parkut qëndror në SHBA
Kjo kullë kur të përfundojë do të jetë 547 metra e lartë duke u bërë kështu një nga ndërtesat më të larta të hemisferës perëndimore. Ajo pritet të përfundojë në vitin 2019.