Secondary Adv

Projekti per pastrimin e oqeaneve do te filloje ne Detin e Veriut

Share on Google+

Sistemi revolucionar, i dizenjuar per të mbledhur mbeturinat nga oqeanet, për “Pastrimin e Oqeaneve” i krijuar nga Boyan Slat kur ishte vetem 19 vjeç do të testohet në verën e vitit 2016 në Hollandë. 

 

Fondacioni për Pastrimin e Oqeaneve do të ndërtojë një barrierë  me gjatësi 100 metër në Detin e Verit, i cili do të mbledhë qese, shishe dhe mbeturina të tjera plastike ose të çfarëdo lloji tjetër. Ky sistem i mbledh ato në mënyrë pasive duke lejuar që gjallesat  e detit si delfinët, fokat madje dhe peshqit të kalojnë nëpërmjet barrierës të sigurt.

 

Boya Slat filloi ta zhvillojë këtë mekanizëm në vitin 2013 dhe më pas u mbështet nga një ekip i madh inxhinierësh dhe shkencëtarësh. Pastrimi i oqeaneve është një platformë lundruese, e cila përdor rrymat e oqeanit për të përqëndruar në një vend mbeturinat plastike dhe më pas ti mbledhë ato. Ky system mund të mbledhë deri në 3000 m3 mbeturina plastike, të cilat do të riciklohen. Pastruesi i Oqeaneve është një platformë që kombinon teknologjinë me ambjentin, pra e merr energjinë nëpërmjet energjisë diellore dhe fuqinë nga rrymat oqeanike duke e bërë kështu më të lehtë përdorimin e saj.


Më të lexuarat