Secondary Adv

Helmeta inteligjente, qe lejon perdoruesin te shikoje pertej objekteve

Share on Google+

Së fundmi Intel ka prezantuar në Las Vegas një palë syze inteligjente, të cilat janë të ndërtuara në një helmetë dhe u lejojnë përdoruesve të shohin përtej ndërtesave apo objekteve. 

 

Ato nuk janë syzet e para inteligjente që dalin në treg, por ato janë dizenjuar në mënyrë specifike për ata që punojnë në industri. Helmeta u prodhua nga kompania DAQRI, e cila është projektuar në mënyrë specifike për njerëzit që punojnë në industrinë e hapësirës ajrore, atë të ndërtimit, të naftës dhe gazit. Syzet mund të projektojnë informacion në kohë reale duke përfshirë udhëzimet e punës, informacionin e sigurisë dhe të hartës. Ajo u krijua me qëllim të përmirësimit të sigurisë, produktivitetit dhe mirëqenies për punëtorët. Helmeta ka një teknologji të lartë. Ajo është e pajisur me një aparat fotografik 3D, me lazer me rreze infra të kuqe dhe një software.


Më të lexuarat