Njihuni me kete shpikje gjeniale, 16 kamera ne nje aparat te vetem
Kamerat e ditëve të sotme nuk kanë shumë ndryshime nga njëra-tjera. Të gjitha kanë një ekran, disa butona, lente dhe një kase. Diferenca kryesore mes tyre qëndron tek numri i megapikselëve dhe këndi i pamjes.
Si të krijojmë një kamerë ndryshe nga të tjerat? Ju mund të bashkoni 16 kamera në një të vetme. Një kamerë e tillë është krijuar nga kompania Light. Aparati L16 është e pajisur me 16 kamera të vogla.
Ajo ka pamjen e një telefoni me ngjyrë të zezë, ndërsa në pjesën e sipërme ka një buton ngjyrë argjendi. Kjo paisje e re do të zëvendësojë kamerat DSLR, kështu nuk do të jetë e nevojshme që ju të merrni me vete lente apo pajisje shtesë për të shkrepur foto të cilësisë së lartë. Në anën e pasme kamera L16 ka një ekran me prekje 5 inç, nga ku mund të kontrolloni pajisjen, të ndryshoni konfigurimet, madhësinë apo fokusin. Kamera do të hidhet në treg nga fundi i verës 2016, megjithatë mund ta porosisni që tani për 1,699 dollarë.