Secondary Adv

Valixhja e se ardhmes do te ndjeke te zotin nga pas

Share on Google+

Pothuajse të gjithë ata persona, që udhëtojnë shpesh e ndjejnë lodhjen e mbajtjes së valixheve në dorë. 

 

Për këtë arsye, kompania izraelite “Nua Robotics”  ka arritur të shpikë valixhen “inteligjente”, e cila ka vetëm rrota dhe nuk ka një dorezë mbajtëse. Ajo nuk mbahet në dorë kur udhëton, pasi është si një robot, i cili shkon pas të zotit. Për drejtimin e saj mjafton të aktivizoni Bluetooth në telefonin tuaj dhe valixhja do tu ndjekë ngado që shkoni. Nëse sinjali humbet, valixhja mund të bllokohet automatikisht dhe pronari i saj informohet nëpërmjet dridhjes së telefonit të tij. Gjithashtu ajo është e pajisur me kamera dhe me një alarm anti-vjedhje. Kjo është një shpikje e kohëve të fundit, e cila është transmetuar në internet nëpërmjet një video tepër të shikueshme.


Më të lexuarat