
10 arritjet e teknologjise se ndertimit qe do te ndryshojne boten
Ndikimi i njerëzve në Tokë po bëhet çdo ditë e më shumë më i fortë. Konsumimi i ynë i energjisë është më i lartë se kurrë dhe ajo është vetëm duke u përkeqësuar. Popullsia gjithashtu është në rritje dhe kjo ka sjellë një tendosje dramatike në burimet themelore si hapësira, uji dhe ushqimi.
Së fundi mjedisi po ndryshon me shpejtësi, që ka çuar në ndryshime ekstreme të motit, të cilat kanë pasur një efekt të jashtëzakonshëm në qytete në mbarë botën.Për të trajtuar disa nga këto probleme janë duke u bërë ndryshime të reja në teknologjitë e vjetra të ndërtimit për ta bërë të ardhmen më të bukur dhe më të pastër.
Këto ndryshime janë:
1. Qytetet bambu
Shumica e njerëzve në perëndim mendojnë se bambu është thjesht material dekorative. Por në fakt është një burim i jashtëzakonshëm për ndërtim. Bambu është më i fortë se çeliku dhe më elastik se çimento. Kjo është arsyeja pse Penda, një studio arkitekture në Pekin dëshiron të përdorë bambunë si burim kryesor për të ndërtuar një qytet të tërë.
2.“Nanothreads” e diamantëve
Me aq sa dimë, diamantet janë mineralet më të vështira që ndodhin natyrshëm në Tokë. Në formën dhe forcën e duhur të struksturës së tyre ata janë një material i shkëlqyer për tu përdorur në ndërtim. Në “Penn State University,” hulumtuesit kanë krijuar “nanothreads” diamanti të rinj, të cilët janë 20.000 herë më të hollë se një fije floku e flokëve të njeriut. Ato konsiderohen si materialet më të forta në Tokë e ndoshta edhe në univers.Përveç të qenit i hollë dhe të fortë, ata janë edhe tepër të lehtë.
3.Izolimi Aerogel
Aerogel nuk është një material i ri. Në fakt, ajo ishte hulumtuar që në vitin 1920. Ai është krijuar duke hequr pjesën e lëngshme nga xheli duke e zëvendësuar atë me gaz. Duke bërë këtë, substanca bëhet super e lehtë sepse ajo është 90 për qind ajër. Aerogel është përdorur për të izoluar tubat në zonat industriale.
4. Makineria e ndertimit te rrugeve per nje kohe te shkurter
Për të shtuar një rugë duhet një kohë e gjatë dhe një punëtor në mënyrë tradicionale në një ditë mund të shtojë deri në 100 metër katror rrugë. Duke kërkuar për të shkurtuar këtë proces janë krijuar makineri si “Tiger Stone”, e cila mund të shtrojë deri në 300 metër katror rrugë në ditë.
5. Ashensorët shumedrejtimësh pa kabëll
Kompania gjermane “ThyssenKrupp” ka propozuar ndërtimin e një ashensori, i cili nuk do përdorë kabullin por teknologjinë magnetike për tu ngritur në ajër. Kjo do të lejojë ashensorat e tyre për të udhëtuar si vertikalisht dhe horizontalisht.
6. Boja diellore
Një nga ankesat më të mëdha në lidhje me panelet diellorë është se ata janë të mëdhenj. Për të ndryshuar këtë, një studiues ka prodhuar disa qeliza diellore, të cilat janë shumë të vogëla dhe fleksibile sa ato mund të pikturohen mbi një sipërfaqe të caktuar.Nëse çdo njeri e lyen çatinë me këtë lloj boje do të marrë energji të mjaftueshme për shtëpinë dhe do të zvogëlojë varësinë nga lëndët djegëse.
7. Qytetet vertikalë
Sipas të dhënave nga Kombet e Bashkuara, deri në 2050 në tokë do jetojnë më shumë se 9.6 miliard njerëz, pra rreth 2.3 miliard më shumë sesa sot. Kjo do sjellë mungesë të hapësirave në qytetet tona. Një mënyrë për të kapërcyer këtë problem është për të ndërtuar qytete vertikale. Ka tashmë disa propozime për qytete të tilla në Sahara, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Kinë.
8. Betoni “inteligjent”
Kur një zonë përmbytet nuk ka vend mjaftueshëm që uji të thahet. Për të reduktuar përmbytjet, në Mbretërinë e Bashkuar kompania “ Tarmacu” ka krijuar një produkt asfalti të depërtueshëm të quajtur Topmix.
9. Tullat “inteligjente”
Përdorimi i këtyre tullave në ndërtim do të çojë në kontroll më të mirë të energjisë termike, shkathtësi më të madhe në ndërtim, si dhe kosto më të ulët të ndërtimit ,rreth 50 për qind
10. Përdorimi i robotit në ndërtim
Për të zhvilluar metoda inovative në botën e ndërtimit, studiuesit e Harvardit propozuan përdorimin e robotëve të vegjël në fushën e ndërtimit.
Më të lexuarat








